Eksploroni 20 monumente të mbrojtura kulturore në qarqet e Tiranës, Dibrës, Durrësit e më gjerë.
Duke shfaqur 12 nga 20 monumente në Krujë
Kategoria IStabilNë ansambel bënin pjesë disa objekte, si mullinjë apo furrë. Ndërtuar me gurë llac dhe dru
Kategoria IStabilGërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek.V-VI e.r. Pranë saj është zbuluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore.Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qëndër peshkopale.Në shek XIII-XIV ishte qëndra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skëndërbeut u bë kryefortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Edhe në ditët e sotme njihet një ndë…
Kategoria IStabilNgrihet mbi një terren të pjerrët në lagjen Seseraj në afërsi të qendrës të qytetit të Krujës. Mendojmë se është ndërtuar nga fundi i shekullit të XIX-të, ndërsa adoptimet janë të viteve 30 të shekullit të XX-të. Momenti i është nënshtruar punimeve të restaurimit. Banesë e tipit përpendikular me program mjaft të thjeshtë, dy ambjente të vendosur mbi njëri-tjetrin dhe që komunikojnë nëpërmjet një palë shkallëve të brendshme. Ambienti përdhes është ahuri, ndërsa i sipërmi dhom…
Kategoria IStabilBanesa është me “kullëzës” dhe “qoshk”. Në këtë shembull kulla ngrihet mbi qoshen veriperëndimore. Banesa është dykatëshe, në planimetri ka formën e shkronjës L. Restaurimi i bërë në vitin 1978 pati për qëllim sigurimin e gjëndjes statike të monumentit, nëpërmjet zëvendësimit të elementeve të degraduar. Kati përdhes përmban katër mjedise për futjen e bagëtive. Secili mjedis ka hyrje të veçantë nga jashtë. Po këtë ndarje ka dhe kati i banuar. Në njërin krah ndodhet shtëpia e…
Kategoria IStabilBanesa paraqet shembullin e thjeshtë të banesës me çardak. Gjatë kohës ajo ka pësuar disa ndryshime. Fillimisht kati përdhes, i paraprirë nga hajati i hapur, ka pasur një portë në qendër të pamjes. Ajo është mbyllur dhe janë hapur dy të tjera anash saj. Shkallët prej druri të hajatit të lidhin me çardakun e mbyllur të katit të dytë. Njëra prej shkallëve është e re, ajo është ndërtuar kur mjedisi i katit të banuar është ndarë në dy pjesë. Nyjet sanitare ndodhen në pamjen lin…
Kategoria IStabilHamami i kalasë ndodhet në skajin jugperëndimor të kalasë, afër teqesë së Dollmës. Në siluetën e çatisë së hamamit theksohen tri kupola sferike. Ndërtuar në fundin e shekullit XV-të dhe fillimit të XVI-të. Në objekt janë kryer punime restaurimi në tre kohë të ndryshme. Në vitin 1966 hamami u pastrua nga dherat që e kishin mbulular krejtësisht çatinë e saj. Pastaj u plotësuan tamburet e kupolave dhe u mbulua me tjegulla krejt çatia e objektit. Në një kohë të dytë u kryen punim…
Kategoria IStabilKjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbuluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qëndër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qëndra e shtetit të Arbrit. Gjat…
Kategoria IStabilAlbanopoli është një qytet ilir, qëndër e fisit të Albanëve. Përmendet për herë të parë në mesin e shekullit të dytë nga Ptolemeu. Mendohet se ai ngrihej aty ku janë sot rrënojat e qytetit ilir të Zgërdheshit. Emri i tij do të thotë qytet i Albanëve. Zgërdheshi është fshat i rrethit të Krujës, pranë të cilit ndodhen rrënojat e një qyteti ilir të identifikuar me Albanopolin. Gërmimet dëshmojnë se është zhvilluar mbi bazën e një vendbanimi protourban. U shndërrua në qytet në fu…
Kategoria IStabilRuhet në lagjen Meçe të Krujës, në hyrje e dalje të saj. Kjo lagje ndodhet poshtë Kalasë Mesjetare, në juglindje të saj. Njëra nga rrugët e vjetra që çonte nga Fushë Kruja në Krujë ka qenë rruga e Zidollit, e cila niste nga prroi i Zidollit, tek vendi i quajtur kroi i Fokës dhe që duke kaluar buzë tij e nëpër kodra dilte në lagjen Meçe të Krujës. Nga kjo rrugë e hershme që përdorej prej këmbësorëve dhe karvaneve me kafshë sot ruhen fragmente kalldrëmi në hyrje të lagjes Meçe…
Kategoria IStabilKisha e Gjon Pagezorit eshte nje monument me vlera te vecanta arkitektonike dhe artistike. Zbulimi i plote i saj do te ndihmoje per nje studim te dokumentuar sa me mire per kishat e Shqiperise se Mesme dhe Veriut gjate periudhes mesjetare. Faza e pare e pikturimit, qe ndoshta lidhet dhe me fazen e pare te ndertimit te kishes, eshte me e demtuar dhe fare pak e qarte. Faza e dyte eshte ne nje gjendje relativisht me te mire. Figurat, megjithese te pjeseshme, jane thjashtesisht…
Kategoria IStabilBanesa është ndërtuar në lagjen e sipërme të fshatit. Terreni i pjerrët ka kushtëzuar kompozimin me gjysëm kat. Kati përdhes i pjesës dykatëshe ka shërbyer për futjen e bagëtive dhe ka hyrje të veçantë nga jashtë. Në katin e banuar kalohet nga një mjedis me përmasa të mëdha, i cili përveç funksionit ndërlidhës përdorej dhe për gatim. Nga tipologjia dhe të dhënat e tjera që afron monumenti, mendojmë se banesa është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të XIX-të. Restaurim…
Kategoria IStabilMonumenti i Skënderbeut në Krujë është një vepër e skulptorit Janaq Paço, e përuruar më 28 nëntor të vitit 1959. Ndodhet në qendër të qytetit të Krujës dhe është statuja e parë ekuestre e ngritur në Shqipëri.