Eksploroni 16 monumente të mbrojtura kulturore në qarqet e Tiranës, Dibrës, Durrësit e më gjerë.
Duke shfaqur 12 nga 16 monumente në Kavajë
Kategoria IIStabilKemi të bëjmë me një banesë qytetare , e cila është ndërtuar në çerekun e parë të shekullit XX. Përfaqëson një rrymë të veçantë të banesave qytetase. Banesa përbëhet nga tre kate, ajo vlerësohet veçanërisht për trajtimin e pamjes së jashtme të saj, ku bien në sy zgjidhjet e veçanta arkitektonike.
Kategoria IIStabilBanesë qytetare ndërtuar në fillim të shekullit të XX, ndërtesa shquhet për vlerat arkitektonike dhe harmonizimin e elementëve dekorativ në fasadat e saj si: rusta, sandrik, dentil, koke luani etj.
Kategoria IIStabilBanesa i përket të shekullit të . XIX – të është ndërtuar nga një familje e pasur kavajase , sipas kategorisë së banesës qytetare i përket tipit kompakt me çardak të mbyllur, dy katëshe, ndodhet në lagjen e vjetër të qytetit të Kavajës është e zbukuruar me afreskë në fasadat e jashtme të banesës. Ambjentet brenda banesës janë të zbukuruar me tavane dekorative dhe korniza dekorative druri të gdhendur.
Kategoria IIStabilBanesë qytetare ndërtuar në fillim të shekullit të XX–të. Përfaqëson një rrymë të caktuar arkitektonike është ndërtesë dy katëshe, dhe vlerësohet për zgjidhjet arkitektonike dhe dekoracionin e fasadës së saj.
Kategoria IIStabilBanesë qytetare , ndërtuar në fillim të shek XX – të, ku bie në sy arkitektura neo-clasik në fasadën e saj. Është një banesë dykatëshe. Vlerësohet për trajtimin e veçant arkitektonik të pamjes së jashtme të ndërtesës.
Kategoria IStabilNuk ekziston më.
Kategoria IIStabilNdërtesa është ndërtuar në fillim të shekullit të XX-të, përfaqëson një rrymë të caktuar arkitektonike, është ndërtesë dy katëshe, vlerësohet për zgjidhjet arkitektonike dhe kompozicionale që janë përdorur në fasaden e jashtëme të saj.
Kategoria IStabilDepoja nga pikpamja volumore është me plan katërkëndor. Me mure të larta deri në lartësin 5.2 m që konturojnë një paralelopiped. Ajo ka shërbyer si magazinë kripe që mblidhej nga bregu i detit. Dyshemeja është e shtruar me gur lumi. Referuar mbishkrimit turqisht të ruajtur mbi portën e saj, mendohet të jetë ndërtuar gjatë sundimit osman .
Kategoria IStabilKalaja është ndërtuar në vitet 1467-1478 nga venecianët për ti bërë ballë inkursioneve turke. Ajo ka një planimetri drejtëkëndore me përmasa 90 m x 60 m. Në të katër qoshet dhe në mesin e saj ka nga një kullë. Lartësia maksimale e mureve shkon 9 m. Ajo është e rrethuar me mure që kanë trashësi 1 m. Kalaja përfaqëson një simbiozë të stilit arkitektonik të kalave evropiane të ndërthuar me atë osmane. Ajo ka vlera historike dhe arkitektonike të rralla për vendin tonë. Kështj…
Kategoria IStabilRrënojat e kalasë së Turrës i përkasin shek. V-VI, kjo mendohet të jetë periudha më e hershme e ndërtimit të saj. Referuar dokumenteve historike ajo përmendet dhe gjatë mesjetës së vonë në shek. XV-XVI si një skelë mjaft e rëndësishme e raguzianëve me emrin ‘’Castel de Raguseo’’
Kategoria IStabilRrënojat e kalasë së Zig-Xhafaj ndodhen rreth 5 km në verilindje të qytetit të Kavajës në një kodër 239 m mbi nivelin e detit. Rrënojat e mureve rrethuese dëshmojnë se fortifikimi ishte rreth 100 m i gjerë dhe 440 m i gjatë rreth 4 ha. Muret janë ndërtuar me blloqe konglomerati dhe ranori të nxjerra në vend. Muratura është pseudoizodomike me blloqe të latuara në formë drejtkëndëshe dhe faqe të jashtme të rrafshëta. Evidentimi i tullave të shumta na lejon të mendojmë se muri v…
Kategoria IStabilKisha e Shën Premtes ndodhet rreth 4 km nga qyteti i Kavajës, në fshatin “ Çetë ”, mendohet të jetë ndërtuar rreth shek. XIII – XV. Kjo kishë ka vlera të medha historike, është e vetmja e ruajtur në gjëndje shumë të mirë e stilit romaniko-gotike brenda së cilës është e pikturuar e gjitha me afresk të cilët janë të realizuar nga vëllezërit “Zografi. Kisha përbëhet nga narteksi , naosi dhe hapsira e altarit. Ambienti i altarit ka qenë i pajisur me ikonostas druri dhe ikona.