Eksploroni 18 monumente të mbrojtura kulturore në qarqet e Tiranës, Dibrës, Durrësit e më gjerë.
Duke shfaqur 12 nga 18 monumente në Durrës
Kategoria IStabilBanesa i përket gjysmës së dytë të shek. XIX. Ajo është ndërtuar në vitin 1884. Nga zgjidhja funksionale dhe trajtimi i jashtëm arkitektonik ajo është e shkëputur nga tipet tradicionale të banesave qytetare të shqipërisë së mesme. Ka një planimetri në formë katrore. Në këtë banesë ndodhet dhe një sterë e cila mbushet në mënyrë natyrale nga ujërat e shiut.
Kategoria IStabilBanesa e Aleksandër Moisiut është ndërtuar në fillim të shek. XIX nga një familje tregëtare. Në këtë banesë ka kaluar një pjesë të jetës “Aleksander Mosiu”. Në çerekun e shek .XX është përdorur nga legata britanike e vendosur Durrës. Pas vitit 1945 ka shërbyer si banesë strehimi deri më vitin 1982, ku do të kthehej në muze të kulturës popullore.
Kategoria IStabilBanesa i përket të shek. XX. Kemi të bëjmë me një banesë tre katëshe të mbushur me element të ndryshëm dekorativ, nga mënyra kompozicionale dhe arkitektonike i përket stilit të banesës qytetase shqiptare . Në këtë banesë ka jetuar për rreth një vit 1914 – 1915 Fan S. Noli.
Kategoria IIStabilGodina ku ndodhet Banka Kombëtare Tregtare Durrës paraqet vlera të veçanta arkitekturore dhe historike, kjo bankë filloi të ndërtohej në vitin 1925 si pjesë e projektit italiantë të rikualifikimit urban të qytetit të Durrësit dhe përfundoi punimet më 10 Nëntorë 1928. Themelet e kësaj banke janë mbi kullën bizantine të murit rrethues bizantin i quajtur dhe (Bastioni i madh). Ndërtesa është projektuar nga arkitektë Italian dhe realizuar nga mjeshtrat durrsakë. Nga ana kompozi…
Kategoria IStabilBazilika datohet në mesin e shek VI. Ajo është identifikuar për herë të parë nga arkeologët francez L. Heuzey dhe H. Daumet. Vite më pas ishin ekspeditat arkeologjike shqiptare të viteve 1970-1980 që nxorrën në dritë bazilikën e madhe. Bazilika ka këto përmasa: (rreth 42x 28 m) pa narteksin dhe atriumin dhe (65 x 28 m) duke i përfshrë ato, këto përmasa e bëjnë ate më të madhen të zbuluar deri sot në Shqipëri. Sipas të dhënave historike, monumenti rezulton të jetë përfshirë…
Kategoria IStabilBazilika daton në shek. V-VI . Kemi të bëjmë me një konstruksion të tipit bazilikal, njëkonke, trinefshe, me absidë në anën lindore, me narteks dhe atrium në anën perëndimore. Ajo ka një gjatësi 43,50 m (me gjithë absidën 47 m) dhe është 20 m e gjërë. Nga monumenti ruhen në gjendje relativisht të mirë një pjesë e mureve dyshemet dhe disa detaje arkitektonike prej mermeri. Kisha është e ndërtuar me muratur guri dhe breza prej pesë radhë tullashtë lidhura me llaç gëlqeror.
Kategoria IStabilDurrësi furnizohej në shek. XIX jo vetëm përmes lumit Erzen por dhe nga burimet e ndryshme ujore që rridhnin përgjatë kodrave të tij. Një nga çisternat ujëmbledhëse është dhe ajo që ndodhet në shpinë të Muzeut të Dëshmorëve sot që i përket shek. XIX. Nga këtu uji shpërndahej në qytet përmes tubacioneve prej qeramike apo plumbi. Kjo çisternë përfaqëson një ndërtim interesant në llojin e vet. Përbëhet prej një volumi paralelopiped që mbulohet sipër prej një qemeri cilindrik. N…
Kategoria IStabilHamami ndodhet pranë qendrës së qytetit, brënda mureve të kalasë mesjetare është ndërtuar në shek. XVIII dhe ka marrë statusin monument kulture në vitin 1973. Ai përbëhet nga katër ambjente. Në qendër të kompozimit planimitrik të tij, ndodhet ambjenti i zhveshjes, që është dhe më i madhi. Në të djatht janë vendosur dy ambjente më të vogla, njëri pas tjetrit që shërbenin për larje. Pas tyre ndodhet depo e ujit, e cila zë të gjithë gjerësinë e objektit, ajo shërbente për furn…
Kategoria IStabilKalaja e Rodonit është një nga ndërtimet mbrojtëse nga më të rëndësishmet në vendin tonë. Ajo është ndërtuar mbi një kep detar midis Durrësit dhe Lezhës, i njohur ndryshe si Kepi i Rodonit. Kalaja e ka marë emrin e saj nga fshati pranë duke e quajtur Kalaja e Muzhlit të Skëndërbeut. Referuar dokumentave historike , ajo përmendet në shek. XIV-XV , si një qendër e rëndësishme transporti , nga ku trasportohej kryesisht gruri apo dhe produkte te tjera bujqësore. Kështjella ka nj…
Kategoria IStabilKalaja ka formën e një katërkëndëshi këndrejt pak a shumë të rregullt me përmasa (100 x 40 m). Ajo është e ndërtuar mbi një kodër në lindje të fshatit Ishëm. Muret e kalasë ndjekin formën e terrenit por duke tentuar krijimin e linjave të drejta. Kalaja ka dy porta që qëndrojnë përball njëra-tjetrës. Porta kryesore është nga lindja ndërsa porta e dytë nga perëndimi. Të dy portat lidheshim midis tyre përmes një rrugice të shtruar me kalldrëm. Muret forcohen nga ndërtimi i pe…
Kategoria IStabilKisha e Shën Ndout ngrihet në një qafë të ulët ndërmjet dy kodrave në Kepin e Rodonit të njohur ndryshe si Muzhli i Skëndërbeut, shumë pranë bregut të detit. Pranë kishës dikur gjëndej dhe manastiri. Referuar materialit historik ky manastir njihej me emrin Shën Ndou, nga ku mendohet të ketë marë dhe emrin kisha. Kjo kishë ishte ndër kuvendet më të vjetra françeskane dhe i përket vitit 1599. Për të thuhet gjithashtu se e ndërtoi e motra e skëndërbeut për murgeshat. Kisha para…
Kategoria IStabilKemi të bëjmë më një banesë të tip kullë e cila sipas kompozimit planimetrik e volumor ka tipare të theksuara mbrojtëse. Banesa të tipit kullë u ndërtuan në kushtet ku pasiguria shoqërore dhe hakmarrrja ishin bërë fenomene mjaft të përhapura. Banesa është një ndërtim tre katësh, i ndërtuar me material guri. Kulla ka rreth 20 frengji të cilat shërbenin për mbrojtjen e kullës në rast sulmi. Kati i parë i kullës shërbente si magazinë , ndërsa katet e tjera për të banuar. Ajo ka…