
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Hamami ndodhet pranë qendrës së qytetit, brënda mureve të kalasë mesjetare është ndërtuar në shek. XVIII dhe ka marrë statusin monument kulture në vitin 1973. Ai përbëhet nga katër ambjente. Në qendër të kompozimit planimitrik të tij, ndodhet ambjenti i zhveshjes, që është dhe më i madhi. Në të djatht janë vendosur dy ambjente më të vogla, njëri pas tjetrit që shërbenin për larje. Pas tyre ndodhet depo e ujit, e cila zë të gjithë gjerësinë e objektit, ajo shërbente për furnizimin me ujë të banjave. Pjesa qëndrore e objektit është realizuar me kupolë ndërsa pjesa tjetër që është më e ulët është realizuar me harqe guri. Ndriçimi depërton brënda nëpërmjet dritareve të vogla të kupolës me përmasa 15x15cm. Ngrohja e ambjenteve bëhej nëpërmjet kazanëve të bakrit, ku avulli qarkullonte nëpërmjet tubave prej qeramike.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitekturë
Pronësia
Komunitet Mysliman?
Përdorimi aktual
I Mbyllur
Përdorimi fillestar
Banjo Turke (hamam)
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
DURRËS
Adresa
LAGJJA NR.1, RRUGA TREGTARE, DURRËS
Kategoria e Mbrojtjes
E lartë
Kodi i arkivit
006