Kalo te permbajtja kryesore
📅 14 Korrik — Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Ruajtjen e Trashëgimisë 🏛️ (aktivitete sensibilizuese)🧹 17 Shtator — Dita Botërore e Pastrimit (World Cleanup Day) ✨ e përshtatshme për aksione në monumente🇪🇺 20–21 Shtator 2026 — Ditët Evropiane të Trashëgimisë 🏰 (data ndryshon çdo vit) · Këshilli i Evropës & Komisioni Evropian✈️ 27 Shtator — Dita Botërore e Turizmit 🌍 · UN Tourism🏙️ 31 Tetor — Dita Botërore e Qyteteve 🕌 (trashëgimia urbane) · OKB🤝 16 Nëntor — Dita Ndërkombëtare e Tolerancës 💛 (lidhet me dialogun kulturor) · UNESCO🌍 16 Nëntor — Vjetori i Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore 🏛️ (1972) · UNESCO📅 14 Korrik — Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Ruajtjen e Trashëgimisë 🏛️ (aktivitete sensibilizuese)🧹 17 Shtator — Dita Botërore e Pastrimit (World Cleanup Day) ✨ e përshtatshme për aksione në monumente🇪🇺 20–21 Shtator 2026 — Ditët Evropiane të Trashëgimisë 🏰 (data ndryshon çdo vit) · Këshilli i Evropës & Komisioni Evropian✈️ 27 Shtator — Dita Botërore e Turizmit 🌍 · UN Tourism🏙️ 31 Tetor — Dita Botërore e Qyteteve 🕌 (trashëgimia urbane) · OKB🤝 16 Nëntor — Dita Ndërkombëtare e Tolerancës 💛 (lidhet me dialogun kulturor) · UNESCO🌍 16 Nëntor — Vjetori i Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore 🏛️ (1972) · UNESCO
Kthehu te lista
Kategoria IEkzistues

BAZILIKA E SHËN MËHILLIT ARAPAJ

QENDRA E FSHATIT ARAPAJ, DURRËS, Durrës
Datim
SHEK. VI
Tipologjia
Bazilikë
Qarku
Durrës
Shpërndaj:
BAZILIKA E SHËN MËHILLIT ARAPAJ
1 / 4
BAZILIKA E SHËN MËHILLIT ARAPAJ - Foto 1
BAZILIKA E SHËN MËHILLIT ARAPAJ - Foto 2
BAZILIKA E SHËN MËHILLIT ARAPAJ - Foto 3

Përshkrimi

Bazilika datohet në mesin e shek VI. Ajo është identifikuar për herë të parë nga arkeologët francez L. Heuzey dhe H. Daumet. Vite më pas ishin ekspeditat arkeologjike shqiptare të viteve 1970-1980 që nxorrën në dritë bazilikën e madhe. Bazilika ka këto përmasa: (rreth 42x 28 m) pa narteksin dhe atriumin dhe (65 x 28 m) duke i përfshrë ato, këto përmasa e bëjnë ate më të madhen të zbuluar deri sot në Shqipëri. Sipas të dhënave historike, monumenti rezulton të jetë përfshirë nga një zjarr i madh gjatë periudhës së mesme bizantin shek XI, si vend ku u bllokuan dhe u dogjën trupat luftarake të perandorit bizantin Alexios Komenos nga trupat Normane të Robert Guiskardit. Megjithatë të dhënat arkeologjike dhe historike dëshmojnë për mos braktisje të bazilikës deri në shek XIV, ku përcaktojnë shndërrimin e këtij monumenti njëherësh kishë dhe varrezë. Bazilika nga tipologjia e saj i takon tipit me tre konke dhe me transept, që zhvillohet sipas një plani gjatësor lindje perëndim e përbër nga bema, naosi, atriumi dhe ambjentet anësore. Absida lindore karakterizohet nga diametri i saj 7 m, dhe me trashësi muri 1.5 m. Dy absidat e tjera në anë nga veriu dhe jugu, janë më të vogla. Në bemë përpara presbiterit, ruhen mbetjet e altarit. Bema si dhe altari kanë qenë të trajtuara me kolona, pilastra me harqe, mbeturinat e të cilave janë gjetur in situ. Naosi ndahet në tre nefe. Nefi qëndror ndahej prej nefeve anësor me arkada.

Të dhëna për monumentin

Klasifikimi

Arkeologji

Pronësia

Shtet

Përdorimi aktual

Atraksion Turistik

Përdorimi fillestar

Bazilikë Paleokristiane

Vlerësimet e Vizitorëve

Nuk ka vlerësime ende

Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!

Vendndodhja

Duke ngarkuar hartën...

Udhëzime për te monumenti

Informacion i Shpejtë

Vendndodhja

DURRËS, RRASHBULL, ARAPAJ

Adresa

QENDRA E FSHATIT ARAPAJ, DURRËS

I

Kategoria e Mbrojtjes

E lartë

Kodi i arkivit

006

Kthehu te Lista e Monumenteve