
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Ruhet në lagjen Meçe të Krujës, në hyrje e dalje të saj. Kjo lagje ndodhet poshtë Kalasë Mesjetare, në juglindje të saj. Njëra nga rrugët e vjetra që çonte nga Fushë Kruja në Krujë ka qenë rruga e Zidollit, e cila niste nga prroi i Zidollit, tek vendi i quajtur kroi i Fokës dhe që duke kaluar buzë tij e nëpër kodra dilte në lagjen Meçe të Krujës. Nga kjo rrugë e hershme që përdorej prej këmbësorëve dhe karvaneve me kafshë sot ruhen fragmente kalldrëmi në hyrje të lagjes Meçe (në pjesën e poshtme). Kalldrëmi i lagjes Meçe është ndërtim i periudhës së sundimit turk, shekujt XVIII-XIX. Në këto gjurmë kalldrëmi ka gjerësinë 1.7-2m. Gjatë pjerrësisë çdo 80-90m në kalldrëm janë breza tërthorë guri me theksim 10cm mbi rrafsh. Nga anët ai kufizohet me gurë lumi të mëdhenj me brinjë 30x40 cm. Trakte kalldrëmi ruhen edhe në qendër të lagjes. Ky kalldrëm është i shtruar me pjerrësi nga anët në qendër. Pjesa qendrore është trajtuar me gurë më të rregullt, ajo është tip kunete me seksion trekëndësh me thellësi në kulm 20-30 cm. Kalldrëmi është i çrregullt, me gurë gëlqerorë sipas ngushticës së lagjes ai ka gjerësi 1.4-3m.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Urë
Pronësia
Shtetërore
Përdorimi aktual
Funksion Publik
Përdorimi fillestar
Funksion Publik
Autorësia
Shtetërore
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
Krujë, Krujë
Kategoria e Mbrojtjes
E lartë