Eksploroni 13 monumente të mbrojtura kulturore në qarqet e Tiranës, Dibrës, Durrësit e më gjerë.
Duke shfaqur 12 nga 13 monumente
Kategoria IStabilBazilika datohet në mesin e shek VI. Ajo është identifikuar për herë të parë nga arkeologët francez L. Heuzey dhe H. Daumet. Vite më pas ishin ekspeditat arkeologjike shqiptare të viteve 1970-1980 që nxorrën në dritë bazilikën e madhe. Bazilika ka këto përmasa: (rreth 42x 28 m) pa narteksin dhe atriumin dhe (65 x 28 m) duke i përfshrë ato, këto përmasa e bëjnë ate më të madhen të zbuluar deri sot në Shqipëri. Sipas të dhënave historike, monumenti rezulton të jetë përfshirë…
Kategoria IStabilBazilika daton në shek. V-VI . Kemi të bëjmë me një konstruksion të tipit bazilikal, njëkonke, trinefshe, me absidë në anën lindore, me narteks dhe atrium në anën perëndimore. Ajo ka një gjatësi 43,50 m (me gjithë absidën 47 m) dhe është 20 m e gjërë. Nga monumenti ruhen në gjendje relativisht të mirë një pjesë e mureve dyshemet dhe disa detaje arkitektonike prej mermeri. Kisha është e ndërtuar me muratur guri dhe breza prej pesë radhë tullashtë lidhura me llaç gëlqeror.
Kategoria IStabilKasha e Shën Sotirit është kishë e vogël njënefshe me përmasa të brendshme 3.4x6.3m. Nga ana strukturore Kisha paraqet një zgjidhje të thjeshtë. Çatia e Kishës është me dy faqe me konstruksion druri dhe është mbuluar me rrasa guri. Pjesa lindore përmban ambjentin e altarit nga e cila del absida trefaqëshe. Protezisi dhe diakonikoni janë gjithashtu të formuara dhe të pajisur me nike. Altari ndahet nga naosi me një iconostas të drunjtë.
Kategoria IStabilKisha e Gjon Pagezorit eshte nje monument me vlera te vecanta arkitektonike dhe artistike. Zbulimi i plote i saj do te ndihmoje per nje studim te dokumentuar sa me mire per kishat e Shqiperise se Mesme dhe Veriut gjate periudhes mesjetare.
Kategoria IStabilKasha e Shën Dhimitrit ka një planimetri të thjeshtë katër-këndore. Përreth saj janë varret e vjetra të banorëve të krishterë që kanë pas jetuar në atë zonë. Çatia është rikonstruktuar në vitin 2007 dhe është në gjendje të mirë. Muret perimetrale të kishës nuk paraqesin çarje apo inklinime.
Kategoria IStabilKisha e Shën Ndout ngrihet në një qafë të ulët ndërmjet dy kodrave në Kepin e Rodonit të njohur ndryshe si Muzhli i Skëndërbeut, shumë pranë bregut të detit. Pranë kishës dikur gjëndej dhe manastiri. Referuar materialit historik ky manastir njihej me emrin Shën Ndou, nga ku mendohet të ketë marë dhe emrin kisha. Kjo kishë ishte ndër kuvendet më të vjetra françeskane dhe i përket vitit 1599. Për të thuhet gjithashtu se e ndërtoi e motra e skëndërbeut për murgeshat. Kisha para…
Kategoria IStabilKisha e Shën Premtes ndodhet rreth 4 km nga qyteti i Kavajës, në fshatin “ Çetë ”, mendohet të jetë ndërtuar rreth shek. XIII – XV. Kjo kishë ka vlera të medha historike, është e vetmja e ruajtur në gjëndje shumë të mirë e stilit romaniko-gotike brenda së cilës është e pikturuar e gjitha me afresk të cilët janë të realizuar nga vëllezërit “Zografi. Kisha përbëhet nga narteksi , naosi dhe hapsira e altarit. Ambienti i altarit ka qenë i pajisur me ikonostas druri dhe ikona.
Kategoria IStabilKasha e Shpërfytyrimit është kishë e vogël e përbërë nga salla e lutjeve dhe nga altari. Ka një planimetri të thjeshtë katër-këndore. Në të hyhet nga një portë në anën veriore, poshtë kryqit të saj. Përreth saj janë varret e vjetra të banorëve të krishterë që kanë pas jetuar në atë zonë.
Kategoria IIStabilNdërtuar gjatë viteve 40-43’ me donacione të banorve të tiranës. Dallohet një stil i qarë romanik
Kategoria IStabilObjekti i kultures ne fjale ndodhet fare prane rruges nacionale Peshkopi – Burrel. Rrenojat e kishes nuk egzistojnne pasi ne te njejtin vend eshte ndertuar kishe e re. Aty ndodhet vetem varri monumental, ne gjendje jo shume te mire
Kategoria IStabilKishë një nefshe, në përbërje ka naosin dhe narteksin. Kisha ka planimetri drejkëndore me pëermasa 8x5,36 m
Kategoria IStabilTeqja e Sari Salltikut në Krujë, shënon fillimin e historisë së teqeve në Shqipëri, së bashku me teqen në Malin e Tomorrit, Berat. Ngritja e këtyre dy teqeve, lidhet me misionarët bektashij që u vendosën në këto zona gjatë udhëtimeve misionare, dekada përpara se të shfaqeshin ushtritë osmane. E themeluar në gjysmën e parë të shek. XIV, ajo përbëhej nga tre ndërtesa të veçanta që dallonin për nga funksioni: një ndërtesë ku banonin dervishët punëtorë e zejtarë, e dyta për udhë…