Kalo te permbajtja kryesore
📅 14 Korrik — Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Ruajtjen e Trashëgimisë 🏛️ (aktivitete sensibilizuese)🧹 17 Shtator — Dita Botërore e Pastrimit (World Cleanup Day) ✨ e përshtatshme për aksione në monumente🇪🇺 20–21 Shtator 2026 — Ditët Evropiane të Trashëgimisë 🏰 (data ndryshon çdo vit) · Këshilli i Evropës & Komisioni Evropian✈️ 27 Shtator — Dita Botërore e Turizmit 🌍 · UN Tourism🏙️ 31 Tetor — Dita Botërore e Qyteteve 🕌 (trashëgimia urbane) · OKB🤝 16 Nëntor — Dita Ndërkombëtare e Tolerancës 💛 (lidhet me dialogun kulturor) · UNESCO🌍 16 Nëntor — Vjetori i Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore 🏛️ (1972) · UNESCO📅 14 Korrik — Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Ruajtjen e Trashëgimisë 🏛️ (aktivitete sensibilizuese)🧹 17 Shtator — Dita Botërore e Pastrimit (World Cleanup Day) ✨ e përshtatshme për aksione në monumente🇪🇺 20–21 Shtator 2026 — Ditët Evropiane të Trashëgimisë 🏰 (data ndryshon çdo vit) · Këshilli i Evropës & Komisioni Evropian✈️ 27 Shtator — Dita Botërore e Turizmit 🌍 · UN Tourism🏙️ 31 Tetor — Dita Botërore e Qyteteve 🕌 (trashëgimia urbane) · OKB🤝 16 Nëntor — Dita Ndërkombëtare e Tolerancës 💛 (lidhet me dialogun kulturor) · UNESCO🌍 16 Nëntor — Vjetori i Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore 🏛️ (1972) · UNESCO
Kthehu te lista
Kategoria IEkzistues

Teqeja e sari salltikut, dhe shpella në malin e vjetër

Krujë
Datim
SHEK. XIV
Tipologjia
Ndërtesë shoqërore
Qarku
Krujë
Shpërndaj:
Teqeja e sari salltikut, dhe shpella në malin e vjetër
1 / 4
Teqeja e sari salltikut, dhe shpella në malin e vjetër - Foto 1
Teqeja e sari salltikut, dhe shpella në malin e vjetër - Foto 2
Teqeja e sari salltikut, dhe shpella në malin e vjetër - Foto 3

Përshkrimi

Teqja e Sari Salltikut në Krujë, shënon fillimin e historisë së teqeve në Shqipëri, së bashku me teqen në Malin e Tomorrit, Berat. Ngritja e këtyre dy teqeve, lidhet me misionarët bektashij që u vendosën në këto zona gjatë udhëtimeve misionare, dekada përpara se të shfaqeshin ushtritë osmane. E themeluar në gjysmën e parë të shek. XIV, ajo përbëhej nga tre ndërtesa të veçanta që dallonin për nga funksioni: një ndërtesë ku banonin dervishët punëtorë e zejtarë, e dyta për udhëtar të rastit, ndërsa e treta ka qenë e rezervuar për miq te veçantë, dëshmuar kjo dhe nga prezenca e mejdanit në këtë ndërtesë. Quhej teqja e Sari Salltikut, prej emrit të një misionari bektashi Sari Salltiku, i cili më vonë u shndërrua në personalitet të fesë bektashiane për shkak të punës së tij për hapjen e besimit bektashian në disa qytete : Shkup, Krujë, Ohër e Janinë. Që nga viti 1967 e në vijim objekti ka pësuar dëmtime të vazhdueshme. Sot objeki ruhet në gjëndje rrënoje dhe vetë një fragment muri. Teqja e Sari Salltikut ndodhet 1145m mbi nivelin e detit, në majën e shkëmbit që ngrihet mbi qytetin e Krujës. Pozicioni i saj është shumë piktoresk, që mga shfaqet ultësira perëndimore, Fushë-Kruja, deti Adriatik në veri, dhe në ditë të qarta mund të shquhet dhe Ulqini.

Të dhëna për monumentin

Klasifikimi

Ndërtesë shoqërore

Pronësia

Kryegjyshata Botërore E Bektashinjëve

Përdorimi aktual

Teqe, objekt kulti

Përdorimi fillestar

Teqe, objekt kulti

Autorësia

Shtetërore

Vlerësimet e Vizitorëve

Nuk ka vlerësime ende

Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!

Vendndodhja

Duke ngarkuar hartën...

Udhëzime për te monumenti

Informacion i Shpejtë

Vendndodhja

Krujë, Krujë

I

Kategoria e Mbrojtjes

E lartë

Kthehu te Lista e Monumenteve