Eksploroni 3 monumente të mbrojtura kulturore në qarqet e Tiranës, Dibrës, Durrësit e më gjerë.
Duke shfaqur 3 nga 3 monumente
Kategoria IStabilXhamia e Haxhi Et’hem Beut është e vetmja ndër tetë xhamitë e shekullit XVIII-XIX të ndërtuara në Tiranë që e shohim ende sot. Sipas mbishkrimeve që përmban xhamia e Haxhi Et’hem Beut, themelet e saj i vuri në fund të shek. XVIII, Molla Beu, kurse faltoren e plotësoi i biri i tij, Haxhi Et'hem Beu në çerekun e parë të shek. XIX. Sipas mbishkrimit që përmban vetë xhamia, themelet e faltores i vuri Mulla Beu në vitin 1207 ‘h (1794-1795), i cili arriti të ndërtonte xhaminë deri…
Kategoria IStabilXhamia e Allajbegisë është xhami mesatare e përbërë nga salla e lutjeve, Nafili dhe minarja. Salla e lutjeve ka përmasa 6.4m * 6.27m. Në të hyhet nga një portë në anën veriore, nepermjet mitepit që është ndërtuar në fillim vitet 90’. Porta është prej duralumini. Dritaret janë në formë drejtëkëndore me korniza guri.
Kategoria IStabilXhamia Fatih është ndërtuar në shek. XVI pas pushtimit të qytetit të Durrësit nga Osmanët 1501. Ajo është ndërtuar për nder të Sulltan Mehmetit II ose Fatihut, nga ku marë dhe emrin xhamia. Ajo është ndërtuar mbi rrënojat e një bazilike dhe ka marrë statusin monument kulture në vitin 1973. Nga kjo bazilikë ruhen pak mure me tulla, pjesërisht arkada veriore dhe muri perëndimor i rindërtuar me teknikën e Kluasonazhit që i takon shek. XIII- XIV. Xhamia Fatih është një nga xhamit…