Eksploroni 15 monumente të mbrojtura kulturore në qarqet e Tiranës, Dibrës, Durrësit e më gjerë.
Duke shfaqur 12 nga 15 monumente
Kategoria IStabilKalaja e Tiranës ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo përbënte qendrën e një vendbanimi, të emërtuar me një variacion emrash që në shekujt e parë të erës sonë. Tirkan (shek IV e.s ), Tergiana (1297) kur në të ishte vendosur kancelaria e sundimtarit të saj Karli I Anzhu, dhe në formën e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky tiponim akoma nuk është saktësuar plotësisht. Por kalaja, dëshmia më e lashtë e këtij qyteti, ndodhet pikërisht në vendin…
Kategoria IStabilKalaja është ndërtuar në vitet 1467-1478 nga venecianët për ti bërë ballë inkursioneve turke. Ajo ka një planimetri drejtëkëndore me përmasa 90 m x 60 m. Në të katër qoshet dhe në mesin e saj ka nga një kullë. Lartësia maksimale e mureve shkon 9 m. Ajo është e rrethuar me mure që kanë trashësi 1 m. Kalaja përfaqëson një simbiozë të stilit arkitektonik të kalave evropiane të ndërthuar me atë osmane. Ajo ka vlera historike dhe arkitektonike të rralla për vendin tonë. Kështj…
Kategoria IStabilKalaja e Rodonit është një nga ndërtimet mbrojtëse nga më të rëndësishmet në vendin tonë. Ajo është ndërtuar mbi një kep detar midis Durrësit dhe Lezhës, i njohur ndryshe si Kepi i Rodonit. Kalaja e ka marë emrin e saj nga fshati pranë duke e quajtur Kalaja e Muzhlit të Skëndërbeut. Referuar dokumentave historike , ajo përmendet në shek. XIV-XV , si një qendër e rëndësishme transporti , nga ku trasportohej kryesisht gruri apo dhe produkte te tjera bujqësore. Kështjella ka nj…
Kategoria IStabilKalaja ndodhet në shpatin perëndimorë të malit të Dajtit, mbi majë më të djadhtë të rrugës që të çon nga ish (ish-Kampi i Puntorëve). Kalaja ka një sipërfaqe prej 1.12 ha, dhe në pjesën më të madhe të saj ajo është mjaft e pjerrët. Faqja perëndimore e kodrës mbi të cilën është ndërtuar kalaja është më pak e pjerrët dhe kalon poshtë në një pjesë të sheshtë, kurse faqet veriperëndimore dhe lindore bien me një pjerrësi të madhe mbi dy përrenj malor. Muret kanë qënë të detyruar…
Kategoria IStabilKjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbuluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qëndër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qëndra e shtetit të Arbrit. Gjat…
Kategoria IStabilKjo kala ndodhet 2 km në perëndim të ish Kombainati Të tekstileve. Pjesa me e përshtatëshme nga mund të ngjitesh në kala është në krahun lindor. Kodra ndodhet në një pozicion nga ku mund të kontrollohen dy drejtime rrugësh, një që vinte nga Petrela nëpërmjet luginës së Erzenit dhe një rrugë që vinte nga fusha e Tiranës. Më pas këto rrugë bashkohen dhe me pas duke ndjekur luginën e Erzenit vazhdojnë në drejtim të Ndroqit dhe Durrësit. Sipërfaqja ku është ndërtuar kalaja ka fo…
Kategoria IStabilKalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë. Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Egnatia, dega Durrës-Tiranë-El…
Kategoria IStabilAjo kishte për qëllim të mbante nën kontroll një zonë kryengritjesh të përhershme, siç ishte territori rreth Krujës, si dhe të ruante rrugën e rëndësishme që lidhte Shkodrën me Durrësin dhe Krujën. Kështjella është ndërtuar në një nga majat e një vargu kodrinor, që kufizon fushën e Tiranës në anën veriperëndimore. Ajo ka formën e një pesëkëndëshi të çrregullt me kulla të rrumbu-llakëta në katër nga qos'het e tij dhe me një kullë drejtkëndëshe pranë mesit të njërit prej mureve…
Kategoria IStabilKalaja e Tiranës ndodhet në qëndrën historike të qytetit të tiranës. Kalaja e Tiranës është ndërtuar nga njeri prej pasardhësve të themeluesit të tiranës Sulejman Pashë Bargjini (1604), Ahmet Pashë Bargjini në gjysëm e II të shekullit XVIII. Në vitin 1798 kalaja ra në duart e familjes Toptani nga Kruja . Gjatë kësaj periudhe kalaja u bë objekt i një lufte shume-vjeçare midis Toptanesëve dhe sunduesëve Bushatllinj të shkodrës. Kalaja ka një planimetri drejtkëndore me sipërfa…
Kategoria IStabilE identifikuar vetem nje trakt muri ne te thate (pa llac) i cili eshte i ndertuar me gure te mesem
Kategoria IStabilRrënojat e kalasë së Turrës i përkasin shek. V-VI, kjo mendohet të jetë periudha më e hershme e ndërtimit të saj. Referuar dokumenteve historike ajo përmendet dhe gjatë mesjetës së vonë në shek. XV-XVI si një skelë mjaft e rëndësishme e raguzianëve me emrin ‘’Castel de Raguseo’’
Kategoria IStabilKalaja e Ndroqit ngrihet në kodrën më të lartë të zonës 387 m, pllaja që formohet në pjesën e sipërme konturon sipërfaqen e kalasë. Ka patur një sistem të dyfishtë mbrojtës , një mur rrethues të jashtëm e një të brendëshmë. Vërehen dy faza të ndryshme ndërtimore: 1-Faza e parë i takon shekullit të VI periudhe kohes se ndertimeve te Justinianit 2- Faza e dytë gjatë shek. XIII-XIV bëhet seli e feudalve vendas Kalaja e humb rëndësinë pas rënies së durrësit por do të rifor…