Eksploroni 240 monumente të mbrojtura kulturore në qarqet e Tiranës, Dibrës, Durrësit e më gjerë.
Duke shfaqur 12 nga 240 monumente
Kategoria IIStabilGodina ndërtohet gjatë viteve 40’ për të qënë një objekt për argëtim, kjo godinë është pjesë e një ansambli më të gjërë ku bëjnë pjesë Universiteti politeknik , Rektorati Universiteti dhe Muzeu arkeologjik.Ky ansambël kaq i madh do të kishte dhe funksionin e dopo-lavoros për borgjezinë fashiste që jetonte në Tiranë. Objekti Eshte projektuar nga arkitekti më në zë i kohës Gherardo Bosio.
Kategoria IIStabilGodina e akademisë së shkencave është një objekt i ndërtuar gjatë viteve 30’ pëe. Ka një arkitekturë neo-klasike, e zbukuruar me kollona dhe frize. Nga brënda objekti është i dekoruar me ornamenta të denjtë për një mbret.
Kategoria IIStabilGodinë shërbimi që i përket arkitekturës italiane. Ndërtesë me artikulacion të mirë arkitektonik dhe në gjëndje të mirë të konservimit origjinal të detajeve arkitektonike. Dritaret e dy kateve të para të ndërtesës janë të kornizuara nga një dritare me hark, kjo për ti dhënë monumentalitet fasadës, meqënëse lartësitë e kateve nuk janë relativisht të larta. Ndërsa kati i fundit është i përbërë nga dritare më të vogla por më të shumta në numër dhe këto gjithashtu të kornizuara m…
Kategoria IIStabilMe 1920 Tirana shpallet kryeqytet i Shqipërise,dhe qeveria e Fan Nolit vendos t’i jape qytetit pamjen dinjitoze te nje kryeqyteti Evropian i cili duhet te ishte njekohesisht dhe qender administrative. Per kete aresye projektohet per here te pare sheshi ne qender te qytetit (sheshi Skenderbej) ku u hodhen njollat e para te godinave qeveritare, si dhe aksi historik Veri-Jug i bulevardit te madh, ne te cilin ben pjese ky shesh, dhe qe ka autor ing. Eshref Frasherin, minister ne…
Kategoria IIStabilBanesë 3 katëshe me arkitekturë neo-klasike, zhvillim volumetrik dhe në plan funksional, simetrik në fasadë. Ndërtesa ka një çati të sheshtë dhe me një kornizë në të gjithë gjatesinë e saj në formë strehe. Aktualisht ndërtesa ka ndyshuar destinacionin e saj funksional ku kati përdhe shërben si ambjente tregëtimi, ndërsa katet e sipërme shërbejne si Universitet.
Kategoria IIStabilGodina është ndërtuar në vitet 30’ pasi u përfundua zgjatimi i bulevardit kryeor, në stilin ekletik në simbiozë me ndërtimet e tjera rreth tij
Kategoria IIStabilNdërtesë e stilit Neo klasik e ndërtuar në vitin 1929 nga SHBA si rezidencë dhe ambjent zyrash për përfaqësinë diplomatike të SHBA në Shqipëri. Në fasadën simetrike, ka një fronton trekëndor. Pjesa qendrore është pak më e dalë përpara dhe në katin e dytë ka një llozhë me dy kollona dhe një strehë - ballkon i cili mbështetet mbi dy kollona të katit të parë. Ndërtesa është e suvatuar dhe e lyer me bojë. Çatia është katër ujëse dhe e mbuluar me tjegulla qeramike.
Kategoria IIStabilNdë rtuar gjatë viteve 30’, kur u hap aksi i ri rrugorë banesë ë shtë e ndë rtuar në 2 kate në stilin neo klasik
Kategoria IIStabilGodinë e ndërtuar në stilin art deco, por paraqet dhe tipare të stilit neo klasik.
Kategoria IStabilNë ansambel bënin pjesë disa objekte, si mullinjë apo furrë.
Kategoria IIStabilNdërtesa ka një fasadaë simetrike dhe pa shumë dekoracione. Dritaret janë drejtkëndore, pa korniza dhe theksohen nga shirita vertikalë, të cilat krijojnë një ritëm hapësirash në fasadë.
Kategoria IIStabilKemi të bëjmë me një banesë qytetare , e cila është ndërtuar në çerekun e parë të shekullit XX. Përfaqëson një rrymë të veçantë të banesave qytetase. Banesa përbëhet nga tre kate, ajo vlerësohet veçanërisht për trajtimin e pamjes së jashtme të saj, ku bien në sy zgjidhjet e veçanta arkitektonike.