
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Xhamia Fatih është ndërtuar në shek. XVI pas pushtimit të qytetit të Durrësit nga Osmanët 1501. Ajo është ndërtuar për nder të Sulltan Mehmetit II ose Fatihut, nga ku marë dhe emrin xhamia. Ajo është ndërtuar mbi rrënojat e një bazilike dhe ka marrë statusin monument kulture në vitin 1973. Nga kjo bazilikë ruhen pak mure me tulla, pjesërisht arkada veriore dhe muri perëndimor i rindërtuar me teknikën e Kluasonazhit që i takon shek. XIII- XIV. Xhamia Fatih është një nga xhamitë më të vjetëra të vendit tonë.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitekturë
Pronësia
Komunitet Mysliman
Përdorimi aktual
Xhami
Përdorimi fillestar
Xhami
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
DURRËS
Adresa
LAGJJA NR.1, RRUGA XHAMIA, DURRËS
Kategoria e Mbrojtjes
E lartë
Kodi i arkivit
006