Eksploroni 9 monumente të mbrojtura kulturore në qarqet e Tiranës, Dibrës, Durrësit e më gjerë.
Duke shfaqur 9 nga 9 monumente në Krujë
Kategoria IStabilNë ansambel bënin pjesë disa objekte, si mullinjë apo furrë.
Kategoria IStabilHamami i kalasë ndodhet në skajin jugperëndimor të kalasë, afër teqesë së Dollmës. Në siluetën e çatisë së hamamit theksohen tri kupola sferike. Ndërtuar në fundin e shekullit XV-të dhe fillimit të XVI-të. Në objekt janë kryer punime restaurimi në tre kohë të ndryshme. Në vitin 1966 hamami u pastrua nga dherat që e kishin mbulular krejtësisht çatinë e saj. Pastaj u plotësuan tamburet e kupolave dhe u mbulua me tjegulla krejt çatia e objektit. Në një kohë të dytë u kryen puni…
Kategoria IStabilRuhet në lagjen Meçe të Krujës, në hyrje e dalje të saj. Kjo lagje ndodhet poshtë Kalasë Mesjetare, në juglindje të saj. Njëra nga rrugët e vjetra që çonte nga Fushë Kruja në Krujë ka qenë rruga e Zidollit, e cila niste nga prroi i Zidollit, tek vendi i quajtur kroi i Fokës dhe që duke kaluar buzë tij e nëpër kodra dilte në lagjen Meçe të Krujës. Nga kjo rrugë e hershme që përdorej prej këmbësorëve dhe karvaneve me kafshë sot ruhen fragmente kalldrëmi në hyrje të lagjes Meçe…
Kategoria IStabilMonumenti i Skënderbeut në Krujë është një vepër e skulptorit Janaq Paço, e përuruar më 28 nëntor të vitit 1959. Ndodhet në qendër të qytetit të Krujës dhe është statuja e parë ekuestre e ngritur në Shqipëri.
Kategoria IStabilBanesa ndodhet në anën veriore të qytetit të Krujës. Banesa i takon shtresës së pasur feudale, me prirje të theksuara qytetare duke paraqitur një zgjidhje të veçantë. Ajo është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të XIX-të dhe paraqet një nga zgjidhjet më të zhvilluara. Ajo është e orientuar me ballin nga jugperëndimi dhe ndodhet në një truall të thyer, rrethuar me mur guri. Banesa me planimetri katërkëndëshe kënddrejtë është kompozuar me gjysmë kat, duke qenë pjesërisht…
Kategoria IStabilKruja si qendër banimi në të kaluarën, kishte një natyrë të dyfishtë ekonomike, që shprehej në sigurimin e mjeteve të jetesës së një pjese të popullsisë nëpërmjet prodhimit zejtar, ndërsa të pjesës tjetër nëpërmjet blegtorisë dhe rritjes së ullirit. Pozita dhe traditat e këtij vendbanimi, bën që ai gjatë shekujve të jetë edhe qendra ekonomike e malesisë përreth. Për këto arsye Kruja ka pasur një ansambël relativisht të madh ndërtimor, ku prodhoheshin dhe shiteshin prodhime të…
Kategoria IStabilKëto gjurmë kalldrëmesh ruhen në Grykën e Shkallës së Zezës, djathtas lumit të Zezës, në lindje të Krujës, ndërmjet fshatit Barkanesh dhe urës së Abdyl Agës, që ndodhet në mes të Grykës. Në Grykën e Shkallës së Zezë kalon rruga këmbësore që lidh shkurt Krujën me fshatrat e prapa malit Bruz-Zall, Rranxë, Cudhi etj. Në mesjetë këndej kalonte dhe rruga e karvaneve që lidhte veriun Shkodër-Lezhë me Dibrën nëpërmjet Laçit-Drojës-Krujës-Gurit të Bardhë-Bulqizës. Nga pikëpamja gjeog…
Kategoria IStabilNë ditët e sotme ruhet e plotë Teqja e Dollmës, që ndodhet pranë Nuk kajin jugpërëndimor te kalasë së Krujës. Ajo bie në sy nga cdo pike e qytet dhe njihet nga vëndasit si “Tabja e Dollmes”. Ne gjinine e faltoreve islamike ajo përfshihet ne tipin e vogël monumental me kupole. Mbi katër faqe muri të gurtë, nëpërmjet tropmave kalohet në tamburin oktogonal, mbi të cilën ngrihet kupola e mbuluar me tjegulla vendi..tri prej tyre ato te fares juglindore, janë të murosura. Ne bal…
Kategoria IStabilUra e Saxhës ndodhet në lagjen e poshtme të Krujës e quajtur lagjja e Emirajt pranë fabrikës së miellit. Nën të kalon prroi i Saxhës. Ura është pjesë e një kompleksi interesant hidraulik, ku përfshihen veç saj edhe mulliri (sot i prishur) dhe kroi i Saxhës me rrapin shekullor pranë. Kjo urë lidh lagjen Emiraj me qendrën e qytetit të Krujës. Dikur mbi këtë urë kalonte rruga e karvaneve Fushë Krujë- Krujë, gjurmë të së cilës ruhen ende pranë urës, kalldrëmi i çrregullt me gurë…