
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Këto gjurmë kalldrëmesh ruhen në Grykën e Shkallës së Zezës, djathtas lumit të Zezës, në lindje të Krujës, ndërmjet fshatit Barkanesh dhe urës së Abdyl Agës, që ndodhet në mes të Grykës. Në Grykën e Shkallës së Zezë kalon rruga këmbësore që lidh Shkurt Krujën me fshatrat e prapa malit Bruz-Zall, Rranxë, Cudhi etj. Në mesjetë këndej kalonte dhe rruga e karvaneve që lidhte veriun Shkodër-Lezhë me Dibrën nëpërmjet Laçit-Drojës-Krujës-Gurit të Bardhë-Bulqizës. Nga pikëpamja gjeografike kjo Grykë është i vetmi shteg i përshtatshëm, që në antikitet duhet të ketë lidhur vendbanimet antike të Zgërdheshit dhe Xibrit. Veç gjurmëve të kalldrëmit të hershëm, në këtë grykë ka dhe rikonstruksione kalldrëmi të kohës së sundimit turk me gurë lumi vendosur pa asnjë rregullsi gjeometrike. Në vendet e pjerrëta çdo 80 –100 cm, ai ka breza tërthorë formë shkalle të theksuara mbi kalldrëm për të penguar rrëshqitjen. Faza e herëshme e kalldrëmit të Shkallës së Zezës duhet t’i takojë mesjetës para turke, mundet shekujve X-XIII-të, ndërsa kalldrëmi më i vonë duhet t’i takojë shekujve -të. Gjurmët e kalldrëmit ruhen nga Barkaneshi sapo hyn në Grykë, e deri tek ura e Abdyl Agës në mezin e Grykës. Në këtë inteval dallohen dy faza ndërtimi të kalldrëmit. Faza më e hershmë është ndërtuar me gurë të mëdhenj gëlqerorë të çrregullt e me brinjë të mprehta, vendosur pa asnjë rregullsi. Fugat ndërmjet gurëve janë shumë të theksuara dhe qoshet e majat e gurëve lartësohen mjaft mbi rrafshin e kalldrëmit duke e vështirësuar ecjen mbi të. Pjerrësia e kësaj faze të kalldrëmit arrin 2-3m. Nga ana e lumit është bordura kufizuese anësore me gurë të mëdhenj me boshllëqe ndërmjet tyre dhe nën të është muri mbajtës i lidhur me llaç gëlqereje.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Rrugë
Pronësia
Shtetërore
Përdorimi aktual
Funksion Publik
Përdorimi fillestar
Funksion Publik
Autorësia
Shtetërore
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
Krujë, Krujë
Kategoria e Mbrojtjes
E lartë