Kalo te permbajtja kryesore
📅 14 Korrik — Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Ruajtjen e Trashëgimisë 🏛️ (aktivitete sensibilizuese)🧹 17 Shtator — Dita Botërore e Pastrimit (World Cleanup Day) ✨ e përshtatshme për aksione në monumente🇪🇺 20–21 Shtator 2026 — Ditët Evropiane të Trashëgimisë 🏰 (data ndryshon çdo vit) · Këshilli i Evropës & Komisioni Evropian✈️ 27 Shtator — Dita Botërore e Turizmit 🌍 · UN Tourism🏙️ 31 Tetor — Dita Botërore e Qyteteve 🕌 (trashëgimia urbane) · OKB🤝 16 Nëntor — Dita Ndërkombëtare e Tolerancës 💛 (lidhet me dialogun kulturor) · UNESCO🌍 16 Nëntor — Vjetori i Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore 🏛️ (1972) · UNESCO📅 14 Korrik — Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Ruajtjen e Trashëgimisë 🏛️ (aktivitete sensibilizuese)🧹 17 Shtator — Dita Botërore e Pastrimit (World Cleanup Day) ✨ e përshtatshme për aksione në monumente🇪🇺 20–21 Shtator 2026 — Ditët Evropiane të Trashëgimisë 🏰 (data ndryshon çdo vit) · Këshilli i Evropës & Komisioni Evropian✈️ 27 Shtator — Dita Botërore e Turizmit 🌍 · UN Tourism🏙️ 31 Tetor — Dita Botërore e Qyteteve 🕌 (trashëgimia urbane) · OKB🤝 16 Nëntor — Dita Ndërkombëtare e Tolerancës 💛 (lidhet me dialogun kulturor) · UNESCO🌍 16 Nëntor — Vjetori i Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore 🏛️ (1972) · UNESCO
Kthehu te lista
Kategoria IEkzistues

PAZARI I VJETER

Krujë
Datim
XVIII-XIX
Tipologjia
Pazar
Qarku
Krujë
Shpërndaj:
PAZARI I VJETER
1 / 4
PAZARI I VJETER - Foto 1
PAZARI I VJETER - Foto 2
PAZARI I VJETER - Foto 3

Përshkrimi

Kruja si qendër banimi në të kaluarën, kishte një natyrë të dyfishtë ekonomike, që shprehej në sigurimin e mjeteve të jetesës së një pjese të popullsisë nëpërmjet prodhimit zejtar, ndërsa të pjesës tjetër nëpërmjet blegtorisë dhe rritjes së ullirit. Pozita dhe traditat e këtij vendbanimi, bën që ai gjatë shekujve të jetë edhe qendra ekonomike e malesisë përreth. Për këto arsye Kruja ka pasur një ansambël relativisht të madh ndërtimor, ku prodhoheshin dhe shiteshin prodhime të zejtarisë. Koha e fillimit të ndërtimit të këtij ansambli nuk dihet me saktësi. Sipas regjistrit fiskal të vitit 1431-32 Kruja kishte 125 banesa, ndërsa në fillim të shekullit XVI numri i tyre kishte arritur në 154. Kjo rritje e vogël shënon fillimin e zhvilimit të mëtejshem të kësaj qendre, e cila lidhet edhe me ndërtimin e pazarit. Tipologjikisht dyqanet e pazarit të Krujës janë më të hershmit. Sipas të dhënave, pjesa më e madhe e këtij pazari duhet t’i përkasë shekujve XVII-XIX. Vargu i sipërm i vishet pjerrësisë së terrenit, duke u mbështetur pjesa e tij e prapme në të. Vargu i poshtëm e ka pjesën e prapme të lirë, ndërsa çatinë me dy kullime. Pazari i vjetër i Krujës, pas restaurimit të tij përbën një vlerë të rëndësishme për historinë e arkitekturës sonë duke qenë tipologjikisht i formave më të lashta të kësaj kategorie ndërtimesh. Pazari i Krujës formonte edhe qendrën e qytetit në të kaluarën. Ai në periudhën e zhvillimit më të madh, shihej gjatë rrugës që fillonte, aty ku sot është qendra e qytetit deri pranë hyrjes kryesore të kalasë. Ai kishte një shtrirje tepër të gjatë sipas një vije të lakuar, rruga e shtruar me kalldrëm me kunetën karakteristike në aksin e saj, kufizohej nga të dyja anët prej vargjeve të dyqaneve bashkangjitur dhe kundrejt njeri-tjetrit. Terreni i pjerrët ka kushtëzuar në mjaft zona të pazarit ndërtimet në formë blloqesh prej dy a më shumë dyqanesh me shkallëzime. Ky terren ka kushtëzuar gjithashtu edhe karakterin e ndryshëm të ndërtimeve të vargut të sipërm me atë të poshtëm.

Të dhëna për monumentin

Klasifikimi

Pazar

Pronësia

Bashkepronesi

Përdorimi aktual

Funksion Publik

Përdorimi fillestar

Funksion Publik

Vlerësimet e Vizitorëve

Nuk ka vlerësime ende

Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!

Vendndodhja

Duke ngarkuar hartën...

Udhëzime për te monumenti

Informacion i Shpejtë

Vendndodhja

Krujë, Krujë

I

Kategoria e Mbrojtjes

E lartë

Kthehu te Lista e Monumenteve