
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Banesa ndodhet në anën veriore të qytetit të Krujës. Banesa i takon shtresës së pasur feudale, me prirje të theksuara qytetare duke paraqitur një zgjidhje të veçantë. Ajo është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të XIX-të dhe paraqet një nga zgjidhjet më të zhvilluara. Ajo është e orientuar me ballin nga jugperëndimi dhe ndodhet në një truall të thyer, rrethuar me mur guri. Banesa me planimetri katërkëndëshe kënddrejtë është kompozuar me gjysmë kat, duke qenë pjesërisht një dhe dykatëshe, ndërtuar me mur guri dhe skelet druri. Punimet e restaurimit u kryen në disa pjesë të banesës. U restaurua dhe krahu i djathtë i saj (oda e mirë), duke respektuar fazën e dytë të ndërtimit. Banesa ka kaluar dy faza kryesore ndërtimi. Faza fillestare e cila përputhet me gjendjen e sotme ruan zgjidhjen planimetrike të vendosjes së mjediseve me një shtrirje gjatësore, duke filluar me shtëpinë e zjarrit, e cila është përdhese dhe pastaj rradhazi me mjediset e ndenjjes në katin e parë dhe ahurit në katin përdhes. Këto mjedise ndërlidhen me shtëpinë e zjarrit nga brenda, por kanë dhe hyrje të veçanta nga jashtë. Në banesë dallohet dhoma e miqve, e cila është e pasur me elementë arkitektonike me dekoracione me vlera artistike, ku spikat tavani me rozetën qendrore dhe katër rozetat e qosheve të punuara në dru të gdhendur. Me vlera artistike janë dhe pjesët e pikturuara të pamjes kryesore. Në fazën e dytë disa mjedise kanë pësuar rikonstruksione, gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XIX-të dhe fillimit të shekullit të XX-të.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Muze
Pronësia
Shtetërore
Përdorimi aktual
Privat
Përdorimi fillestar
Privat
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
Krujë, Krujë
Kategoria e Mbrojtjes
E lartë