Eksploroni 8 monumente të mbrojtura kulturore në qarqet e Tiranës, Dibrës, Durrësit e më gjerë.
Duke shfaqur 8 nga 8 monumente në Durrës
Kategoria IStabilBanesa i përket gjysmës së dytë të shek. XIX. Ajo është ndërtuar në vitin 1884. Nga zgjidhja funksionale dhe trajtimi i jashtëm arkitektonik ajo është e shkëputur nga tipet tradicionale të banesave qytetare të shqipërisë së mesme. Ka një planimetri në formë katrore. Në këtë banesë ndodhet dhe një sterë e cila mbushet në mënyrë natyrale nga ujërat e shiut.
Kategoria IStabilBanesa e Aleksandër Moisiut është ndërtuar në fillim të shek. XIX nga një familje tregëtare. Në këtë banesë ka kaluar një pjesë të jetës “Aleksander Mosiu”. Në çerekun e shek .XX është përdorur nga legata britanike e vendosur Durrës. Pas vitit 1945 ka shërbyer si banesë strehimi deri më vitin 1982, ku do të kthehej në muze të kulturës popullore.
Kategoria IStabilBanesa i përket të shek. XX. Kemi të bëjmë me një banesë tre katëshe të mbushur me element të ndryshëm dekorativ, nga mënyra kompozicionale dhe arkitektonike i përket stilit të banesës qytetase shqiptare . Në këtë banesë ka jetuar për rreth një vit 1914 – 1915 Fan S. Noli.
Kategoria IIStabilGodina ku ndodhet Banka Kombëtare Tregtare Durrës paraqet vlera të veçanta arkitekturore dhe historike, kjo bankë filloi të ndërtohej në vitin 1925 si pjesë e projektit italiantë të rikualifikimit urban të qytetit të Durrësit dhe përfundoi punimet më 10 Nëntorë 1928. Themelet e kësaj banke janë mbi kullën bizantine të murit rrethues bizantin i quajtur dhe (Bastioni i madh). Ndërtesa është projektuar nga arkitektë Italian dhe realizuar nga mjeshtrat durrsakë. Nga ana kompozi…
Kategoria IStabilDurrësi furnizohej në shek. XIX jo vetëm përmes lumit Erzen por dhe nga burimet e ndryshme ujore që rridhnin përgjatë kodrave të tij. Një nga çisternat ujëmbledhëse është dhe ajo që ndodhet në shpinë të Muzeut të Dëshmorëve sot që i përket shek. XIX. Nga këtu uji shpërndahej në qytet përmes tubacioneve prej qeramike apo plumbi. Kjo çisternë përfaqëson një ndërtim interesant në llojin e vet. Përbëhet prej një volumi paralelopiped që mbulohet sipër prej një qemeri cilindrik. N…
Kategoria IStabilHamami ndodhet pranë qendrës së qytetit, brënda mureve të kalasë mesjetare është ndërtuar në shek. XVIII dhe ka marrë statusin monument kulture në vitin 1973. Ai përbëhet nga katër ambjente. Në qendër të kompozimit planimitrik të tij, ndodhet ambjenti i zhveshjes, që është dhe më i madhi. Në të djatht janë vendosur dy ambjente më të vogla, njëri pas tjetrit që shërbenin për larje. Pas tyre ndodhet depo e ujit, e cila zë të gjithë gjerësinë e objektit, ajo shërbente për furn…
Kategoria IStabilRreth 7 km në veri të qytetit të durrësit në vendin e quajtur “Porto Romano”, ruhen ende sot mbetjet e një muri që mbyllte dikur rripin e ngushtë të tokës, ndërmjet detit dhe kënetës. Referuar shkrimeve të arkeologut që vizitoj vendin tonë rreth viteve 1876 L.Hezei, këto mure kishin një gjatësi rreth 200 m, ndërsa në ditët e sotme ruhet vetëm një trakt rreth 60 m i gjatë dhe një kullë katërkëndëshe me lartësi 4 m. Hyrja e kështjellës “ Porta ” prej së cilës ka marë emrin…
Kategoria IStabilPusi i Top-Hanës është një monument mesjetar që i përket shekullit të XVI. Gjatë mesjetës ka shërbyer për furnizimin e popullatës me ujë gjë e cila ka vazhduar deri në vitin 1970. Në periudhën veneciane mund të ketë pasur një ndërhyrje serioze e cila duket nga përdorimi i elementëve antik siç janë kolonat e granitet, gurët e medhenj katërkëndor që rrethojnë grykën e pusit në formë kalldrëmi. Prania e burimit të ujit në lagjen Varosh, krijoi mundësinë e ndërtimit të një pusi…