
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Rreth 7 km në veri të qytetit të durrësit në vendin e quajtur “Porto Romano”, ruhen ende sot mbetjet e një muri që mbyllte dikur rripin e ngushtë të tokës, ndërmjet detit dhe kënetës. Referuar shkrimeve të arkeologut që vizitoj vendin tonë rreth viteve 1876 L.Hezei, këto mure kishin një gjatësi rreth 200 m, ndërsa në ditët e sotme ruhet vetëm një trakt rreth 60 m i gjatë dhe një kullë katërkëndëshe me lartësi 4 m. Hyrja e kështjellës “ Porta ” prej së cilës ka marë emrin krejt fortifikimi, ndodhet në perëndim të kullës dhe ka pasur një gjerësi prej 3.80 m. Forma e kullave dhe teknika e ndërtimit ndryshon nga ajo e murit rrethues të qytetit të Durrësit. Kalaja e Portës mendohet të jetë ndërtuar në shek. VI nga perandori Anastas I ose Justiniani I. Kulla e vetme e ruajtur në murin e Portës, si nga përmasat vendosja e shkallëve, hyrjet etj, të kujtojnë kalanë e Rusofës në Siri të ndërtuar nga perandori Justinian I. Muri i portës u ndërtua për të mbrojtur qytetin e Durrësit , nga sulmet e barbarëve dhe të sllavëve nga veriu.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkeologji
Pronësia
Shtet
Përdorimi aktual
Mur Kalaje (atraksion Turistik)
Përdorimi fillestar
Mur Kalaje
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
DURRËS
Adresa
PORTO ROMANO, Rr. ALEKSANDËR GOGA, DURRËS
Kategoria e Mbrojtjes
E lartë
Kodi i arkivit
006