Eksploroni 5 monumente të mbrojtura kulturore në qarqet e Tiranës, Dibrës, Durrësit e më gjerë.
Duke shfaqur 5 nga 5 monumente në Krujë
Kategoria IStabilGërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek.V-VI e.r. Pranë saj është zbuluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore.Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qëndër peshkopale.Në shek XIII-XIV ishte qëndra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skëndërbeut u bë kryefortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Edhe në ditët e sotme njihet një ndë…
Kategoria IStabilNgrihet mbi një terren të pjerrët në lagjen Seseraj në afërsi të qendrës të qytetit të Krujës. Mendojmë se është ndërtuar nga fundi i shekullit të XIX-të, ndërsa adoptimet janë të viteve 30 të shekullit të XX-të. Momenti i është nënshtruar punimeve të restaurimit. Banesë e tipit përpendikular me program mjaft të thjeshtë, dy ambjente të vendosur mbi njëri-tjetrin dhe që komunikojnë nëpërmjet një palë shkallëve të brendshme. Ambienti përdhes është ahuri, ndërsa i sipërmi dhom…
Kategoria IStabilBanesa është me “kullëzës” dhe “qoshk”. Në këtë shembull kulla ngrihet mbi qoshen veriperëndimore. Banesa është dykatëshe, në planimetri ka formën e shkronjës L. Restaurimi i bërë në vitin 1978 pati për qëllim sigurimin e gjëndjes statike të monumentit, nëpërmjet zëvendësimit të elementeve të degraduar. Kati përdhes përmban katër mjedise për futjen e bagëtive. Secili mjedis ka hyrje të veçantë nga jashtë. Po këtë ndarje ka dhe kati i banuar. Në njërin krah ndodhet shtëpia e…
Kategoria IStabilBanesa paraqet shembullin e thjeshtë të banesës me çardak. Gjatë kohës ajo ka pësuar disa ndryshime. Fillimisht kati përdhes, i paraprirë nga hajati i hapur, ka pasur një portë në qendër të pamjes. Ajo është mbyllur dhe janë hapur dy të tjera anash saj. Shkallët prej druri të hajatit të lidhin me çardakun e mbyllur të katit të dytë. Njëra prej shkallëve është e re, ajo është ndërtuar kur mjedisi i katit të banuar është ndarë në dy pjesë. Nyjet sanitare ndodhen në pamjen lin…
Kategoria IStabilBanesa është ndërtuar në lagjen e sipërme të fshatit. Terreni i pjerrët ka kushtëzuar kompozimin me gjysëm kat. Kati përdhes i pjesës dykatëshe ka shërbyer për futjen e bagëtive dhe ka hyrje të veçantë nga jashtë. Në katin e banuar kalohet nga një mjedis me përmasa të mëdha, i cili përveç funksionit ndërlidhës përdorej dhe për gatim. Nga tipologjia dhe të dhënat e tjera që afron monumenti, mendojmë se banesa është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të XIX-të. Restaurim…