Eksploroni 12 monumente të mbrojtura kulturore në qarqet e Tiranës, Dibrës, Durrësit e më gjerë.
Duke shfaqur 12 nga 12 monumente në Kavajë
Kategoria IIStabilKemi të bëjmë me një banesë qytetare , e cila është ndërtuar në çerekun e parë të shekullit XX. Përfaqëson një rrymë të veçantë të banesave qytetase. Banesa përbëhet nga tre kate, ajo vlerësohet veçanërisht për trajtimin e pamjes së jashtme të saj, ku bien në sy zgjidhjet e veçanta arkitektonike.
Kategoria IIStabilBanesë qytetare ndërtuar në fillim të shekullit të XX, ndërtesa shquhet për vlerat arkitektonike dhe harmonizimin e elementëve dekorativ në fasadat e saj si: rusta, sandrik, dentil, koke luani etj.
Kategoria IIStabilBanesa i përket të shekullit të . XIX – të është ndërtuar nga një familje e pasur kavajase , sipas kategorisë së banesës qytetare i përket tipit kompakt me çardak të mbyllur, dy katëshe, ndodhet në lagjen e vjetër të qytetit të Kavajës është e zbukuruar me afreskë në fasadat e jashtme të banesës. Ambjentet brenda banesës janë të zbukuruar me tavane dekorative dhe korniza dekorative druri të gdhendur.
Kategoria IIStabilBanesë qytetare ndërtuar në fillim të shekullit të XX–të. Përfaqëson një rrymë të caktuar arkitektonike është ndërtesë dy katëshe, dhe vlerësohet për zgjidhjet arkitektonike dhe dekoracionin e fasadës së saj.
Kategoria IIStabilBanesë qytetare , ndërtuar në fillim të shek XX – të, ku bie në sy arkitektura neo-clasik në fasadën e saj. Është një banesë dykatëshe. Vlerësohet për trajtimin e veçant arkitektonik të pamjes së jashtme të ndërtesës.
Kategoria IStabilNuk ekziston më.
Kategoria IIStabilNdërtesa është ndërtuar në fillim të shekullit të XX-të, përfaqëson një rrymë të caktuar arkitektonike, është ndërtesë dy katëshe, vlerësohet për zgjidhjet arkitektonike dhe kompozicionale që janë përdorur në fasaden e jashtëme të saj.
Kategoria IStabilDepoja nga pikpamja volumore është me plan katërkëndor. Me mure të larta deri në lartësin 5.2 m që konturojnë një paralelopiped. Ajo ka shërbyer si magazinë kripe që mblidhej nga bregu i detit. Dyshemeja është e shtruar me gur lumi. Referuar mbishkrimit turqisht të ruajtur mbi portën e saj, mendohet të jetë ndërtuar gjatë sundimit osman .
Kategoria IStabilKulla e sahatit u ndërtua gjatë shekullit të XIX – të . Ajo është e tipit të dytë me dy kate , e ndërtuar pranë xhamisë së Kubelies. Kulla ka planimetri katrore, me përmasa 4.37 m x 4.37 m, trashësia e mureve 0.85 m. Lartësia e saj është 23.3 m. Porta hyrëse është prej hekuri. Drita depërton brënda kullës përmes disa frëngjive të vogla. Në mesin e lartësisë së saj janë vendosur tirantë metalik , të cilët sigurojnë qëndrueshmërinë e saj. Ajo vlersohet për vlerat e rralla arkit…
Kategoria IStabilBanesa ku ndodhet Muzeu Etnogarfik Kavajë është tipike qytetare dhe nga më të ruajturat. Ajo u ndërtua në fund të shek. XVIII dhe fillim të shek. XIX. Nga familja e Arkaxhijëve. Sipërfaqa e saj është 434 m2. Kjo banesë shquhet për vlerat e veçanta arkitektonike dhe i përket tipologjisë së ndërtesave me çardak në qendër. Banesa ka kaluar në tre faza zhvillimi: Fillimisht ajo ka qenë shtëpi zjarri ku ishin të organizuara dy dhoma multifuksionale pa tavan. Në një fazë të dytë b…
Kategoria IStabilNë lindje të fshatit Bashtovë mbi lumin Shkumbin ndodhen rrënojat e urës antike të cilat mendohet t’i përkasin shek. I-IV. Dokumentacioni historik dëshmon përdorimin e kësaj ure gjatë periudhës romake. Ajo mund të ketë qenë degëzim i rrugës Egnatia dhe shërbeu për të lidhur dy nga qytet më të fuqishme të kohës, Dyrrahun me Apolloninë. Mbetjet arkeologjike të konstatuar rreth saj dëshmojnë që ajo të ketë qenë e përdorur deri në mesjetë , për shkak dhe të afërsisë me kalanë…
Kategoria IStabilUra e Bugaqit mbi përroin e fokës, 2 km, në perëndim të qytetit të kavajës në fshatin Bugaq. Është ndërtuar gjatë shek XVII-të. Ura përbëhet nga tri harqe ku harku kryesor ndodhet në mes dhe me dy harqe ndihmëse anash. Kjo urë shërbente për të lidhur qytetin me fshatin Bugaq, dhe disa fshatra të tjerë.