
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Në lindje të fshatit Bashtovë mbi lumin Shkumbin ndodhen rrënojat e urës antike të cilat mendohet t’i përkasin shek. I-IV. Dokumentacioni historik dëshmon përdorimin e kësaj ure gjatë periudhës romake. Ajo mund të ketë qenë degëzim i rrugës Egnatia dhe shërbeu për të lidhur dy nga qytet më të fuqishme të kohës, Dyrrahun me Apolloninë. Mbetjet arkeologjike të konstatuar rreth saj dëshmojnë që ajo të ketë qenë e përdorur deri në mesjetë , për shkak dhe të afërsisë me kalanë e Bashtovës. Sot mund të dallohen qartazi disa prej këmbëve të kësaj ure. Në shpatin jugor të lumit ndodhet njera strukturë e mbajtjes së urës me përmasa 3 m x 5, ndersa në qendër të rrjedhës së lumin ndodhet dhe platforma tjetër mbajtëse e urës me forma të mprehta, me përmasa 6 m gjerësi x 3 m lartësi.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitektur
Pronësia
Shtet
Përdorimi aktual
Monument Kulture
Përdorimi fillestar
Urë
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
RROGOZHINË, BASHTOVË
Adresa
RROGOZHINË
Kategoria e Mbrojtjes
E lartë