
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Banesa ku ndodhet Muzeu Etnogarfik Kavajë është tipike qytetare dhe nga më të ruajturat. Ajo u ndërtua në fund të shek. XVIII dhe fillim të shek. XIX. Nga familja e Arkaxhijëve. Sipërfaqa e saj është 434 m2. Kjo banesë shquhet për vlerat e veçanta arkitektonike dhe i përket tipologjisë së ndërtesave me çardak në qendër. Banesa ka kaluar në tre faza zhvillimi: Fillimisht ajo ka qenë shtëpi zjarri ku ishin të organizuara dy dhoma multifuksionale pa tavan. Në një fazë të dytë banesës i shtohen dhe dy dhoma të tjera me tavan e dysheme druri, të cilat shërbenin vetëm për fjetje. Me zgjerimin e familjes , kësaj banese i shtohen dhe dy dhoma të tjera, të cilat përdoreshin vetëm për miqtë, poshtë të cilëve ndodheshin qilarët. Dhomat janë të mbushura me ornamente të ndryshme druri të gdhendur, tavane, dyer etj. Banesa u kthye në muze në vitin 1971.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitekturë
Pronësia
Shtet
Përdorimi aktual
Muze
Përdorimi fillestar
Banesë
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
KAVAJË
Adresa
Rr. Skuraj, KAVAJË
Kategoria e Mbrojtjes
E lartë
Kodi i arkivit
099