Eksploroni 3 monumente të mbrojtura kulturore në qarqet e Tiranës, Dibrës, Durrësit e më gjerë.
Duke shfaqur 3 nga 3 monumente në Durrës
Kategoria IStabilBazilika datohet në mesin e shek VI. Ajo është identifikuar për herë të parë nga arkeologët francez L. Heuzey dhe H. Daumet. Vite më pas ishin ekspeditat arkeologjike shqiptare të viteve 1970-1980 që nxorrën në dritë bazilikën e madhe. Bazilika ka këto përmasa: (rreth 42x 28 m) pa narteksin dhe atriumin dhe (65 x 28 m) duke i përfshrë ato, këto përmasa e bëjnë ate më të madhen të zbuluar deri sot në Shqipëri. Sipas të dhënave historike, monumenti rezulton të jetë përfshirë…
Kategoria IStabilBazilika daton në shek. V-VI . Kemi të bëjmë me një konstruksion të tipit bazilikal, njëkonke, trinefshe, me absidë në anën lindore, me narteks dhe atrium në anën perëndimore. Ajo ka një gjatësi 43,50 m (me gjithë absidën 47 m) dhe është 20 m e gjërë. Nga monumenti ruhen në gjendje relativisht të mirë një pjesë e mureve dyshemet dhe disa detaje arkitektonike prej mermeri. Kisha është e ndërtuar me muratur guri dhe breza prej pesë radhë tullashtë lidhura me llaç gëlqeror.
Kategoria IStabilKisha e Shën Ndout ngrihet në një qafë të ulët ndërmjet dy kodrave në Kepin e Rodonit të njohur ndryshe si Muzhli i Skëndërbeut, shumë pranë bregut të detit. Pranë kishës dikur gjëndej dhe manastiri. Referuar materialit historik ky manastir njihej me emrin Shën Ndou, nga ku mendohet të ketë marë dhe emrin kisha. Kjo kishë ishte ndër kuvendet më të vjetra françeskane dhe i përket vitit 1599. Për të thuhet gjithashtu se e ndërtoi e motra e skëndërbeut për murgeshat. Kisha para…