Eksploroni 4 monumente të mbrojtura kulturore në qarqet e Tiranës, Dibrës, Durrësit e më gjerë.
Duke shfaqur 4 nga 4 monumente në Krujë
Kategoria IStabilRuhet në lagjen Meçe të Krujës, në hyrje e dalje të saj. Kjo lagje ndodhet poshtë Kalasë Mesjetare, në juglindje të saj. Njëra nga rrugët e vjetra që çonte nga Fushë Kruja në Krujë ka qenë rruga e Zidollit, e cila niste nga prroi i Zidollit, tek vendi i quajtur kroi i Fokës dhe që duke kaluar buzë tij e nëpër kodra dilte në lagjen Meçe të Krujës. Nga kjo rrugë e hershme që përdorej prej këmbësorëve dhe karvaneve me kafshë sot ruhen fragmente kalldrëmi në hyrje të lagjes Meçe…
Kategoria IStabilNdodhet në Grykën e Shkallës së Zezës në Krujë ndërmjet fshatrave Barkanesh e Cudhi të malësisë së Krujës. Sot ajo lidh fshatrat e Ranxës (Barkanesh, Këlcunjë, Buronjë, Kukaj, Mukaj, Rradhesh, Herraj) me malësinë e Krujës (Cudhi Bruz, Ranxë etj). Nën të kalon lumi i Zezës, i cili pasi kalon Fushë Krujën i drejtohet ultësirës bregdetare. Në mesjetë ura e Abdyl Agës i shërbente rrugës së karvaneve që lidhte Shkodër-Lezhën me Dibrën, nëpërmjet malësisë së Tiranës dhe asaj të M…
Kategoria IStabilUra e Kurçajt ndodhet në jug të Krujës në hyrje të fshatit Kurçaj nga ana e Krujës, mbi lumin e Zezës që buron nga Qafa e Shtamës. Ura e Kurçajt i shërbente rrugës së shkurtër të karvaneve Tiranë-Krujë sipas këtij itinirari: Tiranë-Zall Herr-Rradhesh-Mukaj-Buronjë-Kurçaj-Barkanesh-Krujë. Në thembrat e qemerit të madh ruhen vrimat e trarëve të poshtëm të armaturës së harkut. Ura e Kurçajt është ndërtim i shekullit të XVIII-të. Është urë interesante me tre qemerë rrethorë. Qem…
Kategoria IStabilUra e Saxhës ndodhet në lagjen e poshtme të Krujës e quajtur lagjja e Emirajt pranë fabrikës së miellit. Nën të kalon prroi i Saxhës. Ura është pjesë e një kompleksi interesant hidraulik, ku përfshihen veç saj edhe mulliri (sot i prishur) dhe kroi i Saxhës me rrapin shekullor pranë. Kjo urë lidh lagjen Emiraj me qendrën e qytetit të Krujës. Dikur mbi këtë urë kalonte rruga e karvaneve Fushë Krujë- Krujë, gjurmë të së cilës ruhen ende pranë urës, kalldrëmi i çrregullt me gurë…