
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Ura e Kurçajt ndodhet në jug të Krujës në hyrje të fshatit Kurçaj nga ana e Krujës, mbi lumin e Zezës që buron nga Qafa e Shtamës. Ura e Kurçajt i shërbente rrugës së shkurtër të karvaneve Tiranë-Krujë sipas këtij itinirari: Tiranë-Zall Herr-Rradhesh-Mukaj-Buronjë-Kurçaj-Barkanesh-Krujë. Në thembrat e qemerit të madh ruhen vrimat e trarëve të poshtëm të armaturës së harkut. Ura e Kurçajt është ndërtim i shekullit të XVIII-të. Është urë interesante me tre qemerë rrethorë. Qemeri i madh me hapësirë drite rreth 10 m është dëmtuar gjatë luftës II Botërore dhe është riparuar pas saj. Dy dritaret shkarkuese në brigjet janë të fazës origjinale të urës. Kalldrëmi origjinal ruhet në anën e djathtë, me gurë lumi me breza tërthorë në ngjitjet. Kalldrëmi ka parapet sigurues, me mur guri.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Urë
Pronësia
Shtetërore
Përdorimi aktual
Funksion Publik
Përdorimi fillestar
Funksion Publik
Autorësia
Shtetërore
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
Nikel, Kurcaj
Kategoria e Mbrojtjes
E lartë