KISHA E SHËN PREMTES
Kisha e Shën Premtes ndodhet rreth 4 km nga qyteti i Kavajës, në fshatin “ Çetë ”, mendohet të jetë ndërtuar rreth shek. XIII – XV. Kjo kishë ka vlera të medha historike, është e vetmja e ruajtur në gjëndje shumë të mirë e stilit romaniko-gotike brenda së cilës është e pikturuar e gjitha me afresk të cilët janë të realizuar nga vëllezërit “Zografi. Kisha përbëhet nga narteksi , naosi dhe hapsira e altarit. Ambienti i altarit ka qenë i pajisur me ikonostas druri dhe ikona.
Shiko detajet →