Eksploroni 3 monumente të mbrojtura kulturore në qarqet e Tiranës, Dibrës, Durrësit e më gjerë.
Duke shfaqur 3 nga 3 monumente në Durrës
Kategoria IStabilMozaiku i Orfeut është zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike të vitit 1988. Në qendër të këtij mozaiku është figura e Orfeut, i cili qëndron i ulur në një shkëmb, i rrethuar nga disa kafshë , të magjepsura nga muzika e lirës së tij. Ai është i veshur me : klamidë ngjyrë të kuqe tulle, tunik jeshil dhe kapele frigjiane. Punimi është i një artisti profesionit, kjo dëshmohet dhe nga përdorimi i teserave të vogla. Mozaiku është i mbushur dhe me mjaft motive gjeomerike, si ylli me…
Kategoria IStabilKy mozaik i përket dyshemes së një banese luksoze të shek III – IV, në këtë koh nuk shfaqen më mozaikët bardhë e zi. Në mozaik gjejmë të ndërthurur motivet gjometrike, zomorfe dhe floreale, si psh : ( gjethe akanthi, luspat e peshkut, gërsheti, ylli gjashtëkëndësh etj). Mozaiku është i tipit Polikron, i punuar sipas teknikës ‘opus tasselatum’ Brenda emblemës ruhet mbishkrimi me shkronja latine MARTINIA. Ky mozaik shqyhet gjithashtu për vlerat e veçanta artistike.
Kategoria IStabilPjesë rrënojash të një ngrehine antike. Ka të bëjë me mbetjet e një godine drejtkëndore me orientim veri jug. Pjesa e godinës së zbuluar me përmasa 16.5x10m . Në hapësirën e saj të brendëshme dallohen disa ambjente e kthina të ndërtuara në tri faza që ndjekin njëra tjetrën. Fazës më të hershme i përket muri periferik verior. Themelet e saj janë punuar me blloqe guri paralelopipedë dhe poligonal, të vendosur në të thatë. Kjo teknikë dhe veçanërisht materiali i ndërtimit të për…