
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Pjesë rrënojash të një ngrehine antike. Ka të bëjë me mbetjet e një godine drejtkëndore me orientim veri jug. Pjesa e godinës së zbuluar me përmasa 16.5x10m . Në hapësirën e saj të brendëshme dallohen disa ambjente e kthina të ndërtuara në tri faza që ndjekin njëra tjetrën. Fazës më të hershme i përket muri periferik verior. Themelet e saj janë punuar me blloqe guri paralelopipedë dhe poligonal, të vendosur në të thatë. Kjo teknikë dhe veçanërisht materiali i ndërtimit të përdorur (blloqe prej guri) është datuar në shek. IV-III para Kr. Në një pjesë të dyshemes ndodhet dhe një mozaik bardhë e zi, me motive gjeometrike (me kuadratë të bardhë e të zinjë, meandre, zbuluar në banjën e një ngrehine të shek I. Përfaqësohet me disa struktura që i përkasin këndit periferik. Prej strukutrave të saj ruhet pjesë e themeleve me gjatësi 710cm, dhe gjërësi 90cm, të punuara me gurë e llaç gëlqeror. Nisur nga teknika e ndërtimit (me fuga të trasha) dhe pozicioni stratigrafik, rreth 2.05 m mbi horizontin e periudhës romake, mendohet se kjo kthinë duhet të datohet në shek. I-IV.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkeologji
Pronësia
Privat
Përdorimi aktual
Monument Kulture
Përdorimi fillestar
Ndërtesë
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
DURRËS
Adresa
LAGJJA NR.11, Rr. ALEKSANDËR GOGA, DURRËS
Kategoria e Mbrojtjes
E lartë
Kodi i arkivit
00