KULLA E SULEJMAN KULLËS
Kemi të bëjmë më një banesë të tip kullë e cila sipas kompozimit planimetrik e volumor ka tipare të theksuara mbrojtëse. Banesa të tipit kullë u ndërtuan në kushtet ku pasiguria shoqërore dhe hakmarrrja ishin bërë fenomene mjaft të përhapura. Banesa është një ndërtim tre katësh, i ndërtuar me material guri. Kulla ka rreth 20 frengji të cilat shërbenin për mbrojtjen e kullës në rast sulmi. Kati i parë i kullës shërbente si magazinë , ndërsa katet e tjera për të banuar. Ajo ka…
Shiko detajet →