Eksploroni 3 monumente të mbrojtura kulturore në qarqet e Tiranës, Dibrës, Durrësit e më gjerë.
Duke shfaqur 3 nga 3 monumente në Dibër
Kategoria IStabilKasha e Shën Sotirit është kishë e vogël njënefshe me përmasa të brendshme 3.4x6.3m. Nga ana strukturore Kisha paraqet një zgjidhje të thjeshtë. Çatia e Kishës është me dy faqe me konstruksion druri dhe është mbuluar me rrasa guri. Pjesa lindore përmban ambjentin e altarit nga e cila del absida trefaqëshe. Protezisi dhe diakonikoni janë gjithashtu të formuara dhe të pajisur me nike. Altari ndahet nga naosi me një iconostas të drunjtë.
Kategoria IStabilKasha e Shën Dhimitrit ka një planimetri të thjeshtë katër-këndore. Përreth saj janë varret e vjetra të banorëve të krishterë që kanë pas jetuar në atë zonë. Çatia është rikonstruktuar në vitin 2007 dhe është në gjendje të mirë. Muret perimetrale të kishës nuk paraqesin çarje apo inklinime.
Kategoria IStabilKasha e Shpërfytyrimit është kishë e vogël e përbërë nga salla e lutjeve dhe nga altari. Ka një planimetri të thjeshtë katër-këndore. Në të hyhet nga një portë në anën veriore, poshtë kryqit të saj. Përreth saj janë varret e vjetra të banorëve të krishterë që kanë pas jetuar në atë zonë.