
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Tyrbja e Nuses gjendet në fshatin mullet, pranë Kishës së Maxharës. Për këtë monument nuk ka ndonjë studim të veçantë, por duke u nisur nga teknika e ndërtimit, përdorimin i kluasonazhit dhe i dhëmbëzuar në formë sharre, si dhe ngjashmërive me Kishën e Maxharës, do të mund të datohej si e shekullit të XIV, por duke u nisur ng funksioni i ngjashëm me varret e periudhës otomane, themi se ai mund ti përkasë shekullit të XV dhe fillimit të shekullit të XVI. Monumenti në mullet mban një legjendë, sipas së cilës ai është ndërtuar në kujtim të nuses së re që mbeti e vrarë ditën e martesës, gjatë përpjekjeve me armë të dy grupe dasmorësh, të cilat u kryqezuan rastësisht në hyrje të fshatit.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitekturë
Pronësia
Nuk ka
Përdorimi aktual
Atraksion Turistik
Përdorimi fillestar
Tyrbe
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
Tiranë, Petrelë, Mullet
Adresa
Mullet – Petrelë
Kategoria e Mbrojtjes
E lartë
Kodi i arkivit
?