
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Kjo teqe ka pësuar dy rindërtime, të parin në vitin 1964 dhe të dytën 20 vjet më pas. Në momentin e vënies në mbrojtje ajo ngrihej në pjesën fundore të një parcele, e cila kishte në pjesën fundore të saj teqen, duke u shtrirë para saj deri në takim me trotuarin e rrugës. Në hapësirën e truallit përpara shtrihej tyrbja, apo varri monumental i shehut, themelues i teqes dhe i pasuesëve të tij. Në bazë të elementëve të kompozimit dhe të teknikës së ndërtimit mendohet se faza e parë e ndërtimit i përket fundit të shek. XVIII apo fillimit të shek. XIX. Teqja e Sheh Dyrit ka ruajtur në thelbin e saj kompozicional tiparet themelore të tipit të banesës tiranase, apo banesës me qendër kompozimi shtëpinë e zjarrit me zhvillim në të dy katet në lartësi. Ajo nuk paraqet ndonjë skemë kompozicionale specifike, por thjesht ndjek traditën e banesës vendase, pra banesës tiranase.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitekturë
Pronësia
Nuk ka
Përdorimi aktual
Faltore
Përdorimi fillestar
Faltore
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
Tiranë
Adresa
Lagjja nr. 4, Rr. Barrikadave
Kategoria e Mbrojtjes
E lartë