
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Në mesin e shek. XIX në Tiranë, s dhe në qytete të tjera, nevoja për të banuar në shtëpi më të mira, më komode dhe me tepër dritë ishte bërë një kërkesë për një pjesë të banorëve të saj, pikërisht për faktin që gjatë shek. XVIII, Tirana njohu një zhvillim kulturor e arsimor brenda kuadrit të zhvillimit kulturor e arsimor që ndodhi në krejt vendin tonë. Kjo ndërtesë, jep disa veçori që janë tipike në këto kushte të përcaktuara social – kulturore. Kjo banesë ngrihet mbi nivelin e terrenit, pa bodrume dhe ka themele të cekët, rreth 50 cm, të thellë, të mbushur me gur lumi. Të gjitha ambientet e katit përdhe ishin shtruar fillimisht me harasan. Duke parë formën planimetrike, të bië në sy ngjashmëria e kësaj banese me një tip të banesës përdhese të trevës së Tiranës, që përbëhet nga shtëpia e zjarrit dhe nga një e ndarë prapa. Kjo planimetro identifikohet lehtë me atë të banesës sonë, ku muret ndarës të të dy dhomave, nga të dy anë e hollit, duket qartë që i janë përshtatur gjendjes ekzistuese dhe kanë krijuar kështu dy ambiente me gjerësi dhe sipërfaqe të ndryshme. Një mangësi e tillë në planimentri bazë të banesës nuk do të ndodhte sikur ndërtimi të projektohej qysh në fillim me konfiguracion simetrik. Bile sot ndeshim në Tiranë banesa edhe së gjysmës së parë të shek. XIX ku simetria ëshë eshtë e përsosur, jo vetëm në planimetri, por edhe në kompozimin arkitektonik të fasadave. Në rastin tonë, kemi të bëjmë me një ritrajtim të banesës, jo vetëm lidhur me ambientet e banuara dhe me përpunimin e interiereve, por edhe në një kuptim akoma më të gjerë të tij, deri në riformulimin e skemës planimetriko – vëllimore, siçështë rasti konkret. Kështu nga një banesë e traditës së Shqipërisë së Mesme, e një familjeje e prejardhje dhe ekonomi kryesisht fshatare, u kalua në një ndërtim qytetar, me kërkesa më të përparuara dhe funksionale. Kjo hipotezë përputhet edhe me gjetjen e një grope për grumbulliin e ullinjve, e veshur me gur lumi të lidhur me llaç gëlqere në gjithë faqet e saj të brendshme. Gropa ishte rreth 1.80 m lart murit perimetral jugor të banesës, pikërish në oborrin e brendshëm të saj. Ky fakt hedh dritë edhe mbi ekonominë e familjes, që merrej kryesisht me olivikulturë. Kështu arrimë në përfundimin që dhoma e vogël, ngjitur me shtëpinë e zjarrit, nuk është tjetër veçse guri, ose ambienti ku ruheshin zakonisht ushqimet.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitekturë
Pronësia
Private
Përdorimi aktual
Braktisur
Përdorimi fillestar
Banim
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
Tiranë
Adresa
Rruga “Xhorxhi Martini” , Nr. 12
Kategoria e Mbrojtjes
E lartë
Kodi i arkivit
2516