
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Midis kështjellës së Petrelës dhe fshatit Shënkoll, rreth 1.5 km larg nga Petrela, në shpatin e malit, ndodhen muret e periudhës antike të Persqopit, që duhet ti përkasi një qyteti tashmë të shkatërruar. Përveç mureve antike në Përsqop ruhen dhe gjurmë të shumta të banesave, si dhe gjurmët e një varri dhe të një fontane të dyja monumentale. Nga muret rrethuese ato që ruhen më mirë janë bastionet, që ndodhen në anën jugore dhe veriore të qytetit. Bastioni jugor i murit ka një gjatësi prej 58 m, dhe një gjërësi prej 12 m. Bastioni ruhet në një lartësi të konsiderueshëme prej 7 m. Muret e qytetit vendosen mbi themele që futen nën tokë në një thellësi prej 1.10 m. Për ndërtimin e tyre janë përdorur gurë të marrë në vend. Gurët e themeleve janë të përpunuar dhe janë hedhur ashtu siç janë gjetur në natyrë. Themeli del ne 10-15 cm jashtë murit rrethues, duke krijuar kështu një mbështetje për të. Muri është ndërtuar me blloqe kuadratike, me madhësi që nuk lëvizin shumë nga njëri-tjeteri. Gurët që ndërtojnë murin kanë një lartësi që shkon nga 80 deri në 85 cm. Ata janë të punuar me daltë pothuajse nga të gjithë anët.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkeologji
Pronësia
Shtet
Përdorimi aktual
Atraksion Turistik
Përdorimi fillestar
Vendbanim
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
Tiranë, Petrelë
Adresa
Fshati Petrelë
Kategoria e Mbrojtjes
E lartë