
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Kulla është vendosur në anën lindore të xhamisë së Et’Hem Beut dhe paraqet një vëllim prizmor paralelopiped që lartë mbulohet me një çati piramidale. E ndërtuar sipas një aksi vertikal me lartësi të madhe është me bazë kuadratike ku pjesa e poshtëme në të cilën lëvizin peshat zë lartësinë më të madhe, mbi të është ambjenti mekanizmit dhe në pjesën më të lartë janë këmbanat. Kulla deri në pjesën e ballkonit është e ndërtuar me gurë të gdhendur kuadratik ndërtimi i saj ka mbaruar në vitin 1830. Në vitin 1928 Bashkia e Tiranës bleu një orë nga Gjermania. Kjo orë u shkatërrua gjatë luftës së Dytë Botërore dhe u zëvendësua në vitin 1946 me orën e sjellë nga kisha e Shkodrës, e cila kishte shifra romake. Ora e sotme është vendosur në vitin 1970. Kulla e Sahatit është e hapur për turistët që prej vitit 1996. Ajo është gjithashtu simbol i emblemës së Bashkisë së Tiranës.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitekturë
Pronësia
Shtetërore
Përdorimi aktual
Kullë Sahati dhe Atraksion Turistik
Përdorimi fillestar
Kullë Sahati
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
Tiranë
Adresa
Qëndra e Tiranës
Kategoria e Mbrojtjes
E lartë
Kodi i arkivit
006