Kalo te permbajtja kryesore
📅 14 Korrik — Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Ruajtjen e Trashëgimisë 🏛️ (aktivitete sensibilizuese)🧹 17 Shtator — Dita Botërore e Pastrimit (World Cleanup Day) ✨ e përshtatshme për aksione në monumente🇪🇺 20–21 Shtator 2026 — Ditët Evropiane të Trashëgimisë 🏰 (data ndryshon çdo vit) · Këshilli i Evropës & Komisioni Evropian✈️ 27 Shtator — Dita Botërore e Turizmit 🌍 · UN Tourism🏙️ 31 Tetor — Dita Botërore e Qyteteve 🕌 (trashëgimia urbane) · OKB🤝 16 Nëntor — Dita Ndërkombëtare e Tolerancës 💛 (lidhet me dialogun kulturor) · UNESCO🌍 16 Nëntor — Vjetori i Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore 🏛️ (1972) · UNESCO📅 14 Korrik — Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Ruajtjen e Trashëgimisë 🏛️ (aktivitete sensibilizuese)🧹 17 Shtator — Dita Botërore e Pastrimit (World Cleanup Day) ✨ e përshtatshme për aksione në monumente🇪🇺 20–21 Shtator 2026 — Ditët Evropiane të Trashëgimisë 🏰 (data ndryshon çdo vit) · Këshilli i Evropës & Komisioni Evropian✈️ 27 Shtator — Dita Botërore e Turizmit 🌍 · UN Tourism🏙️ 31 Tetor — Dita Botërore e Qyteteve 🕌 (trashëgimia urbane) · OKB🤝 16 Nëntor — Dita Ndërkombëtare e Tolerancës 💛 (lidhet me dialogun kulturor) · UNESCO🌍 16 Nëntor — Vjetori i Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore 🏛️ (1972) · UNESCO
Kthehu te lista
Kategoria IEkzistues

ISH BANESA E TOPTANASVE (I-09)

Rr. “Myslym Shyri” Tiranë
Datim
Fillim shek.19
Tipologjia
Banesa qytetare
Qarku
Tiranë
Shpërndaj:
ISH BANESA E TOPTANASVE (I-09)
1 / 4
ISH BANESA E TOPTANASVE (I-09) - Foto 1
ISH BANESA E TOPTANASVE (I-09) - Foto 2
ISH BANESA E TOPTANASVE (I-09) - Foto 3

Përshkrimi

Pranë Pallatit të Pionierit në rrugën “Myslim Shyri” nr.9,ndodhet në Tiranë një kompleks arkitektonik me mure, oborre, puse, rrugë, porta të mëdha , banesa dhe ambiente ndihmëse e njohur si banesa e Toptanëve. I rrethuar me mure masive të lartë prej guri, ky kompleks krijon një fortifikim, duke marrë pamjen e një kështjelle të vogël. Këto lloj ndërtimesh, të cilat ishin karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek.të XIX në trevën e Tiranës, dhe në përgjithësi në gjithë Shqipërinë, krahas ndërtimit të tipeve të tjera. Nga ky kompleks do trajtojmë vetëm banesën kryesore, që është një dëshmi e mirë e nivelit të lartë të mjeshtërve shqiptarë që e ndërtuan. Përveç kësaj kjo paraqet interes nga ana ndërtimore, si për kompozimin funksional, trajtimin arkitektonik-dekorativ, ashtu dhe të lidhjes së saj në një ansambël të vetëm me ndërtimet përreth. Banesa dy katëshe, e ndërtuar nga mjeshtrat dibranë, është vendosur mbi një parcelë të rrafshët me orientim nga jug-lindja, duke I drejtuar diellit pamjen kryesore. Për të arritur në banesë kalohet nëpërmjet dy oborreve. Në oborrin e parë në formë drejtëkëndëshi futesh nga një portë e madhe e vendosur në murin e fortifikimit masiv prej guri të skalitur, që e rrethon kompleksin nga veriperëndimi. Oborri I dytë, I ndërtuar afër hyrjeve për në banesë ka formën e katrorit. Brenda sipërfaqes së tij ndodhen përveç shtëpisë së miqve, që ruhet pjesërisht, edhe gjurmë të ambjenteve të tjera ndihmës, sot të rrënuara. Nga kjo pjesë e oborrit futesh në banesë nëpërmjet dy hyrjeve të realizuara me 4-5 këmbë shkallë. Në gjendjen e sotme banesa ka një planimetri në formë drejtëkëndëshi me brinjë më të gjata nga oborri. Hyrja e parë shërben për pjesën qendrore dhe pjesën e majtë të banesës, hyrja e dytë për pjesën e djathtë. Si në katin e parë dhe të dytë ambjentet janë të vendosura simetrikisht përqark sallonit, I cili në skemën funksionale zë një pozicion qendror. Ambjentet e katit të parë kanë qenë ambjente të dorës së dytë, ndihmëse si p.sh ambjente gatimi, depo etj. Pas rikonstruksionit që ju bë banesës në kohë, ato u sitemuan dhe u kthyen në ambjente të zakonshme ndënje. Shkallët që të ngjitin në katin e dytë nëpërmjet hyrjes së parë nuk duhet ta kenë patur vendin aty, por ka mundësi që të zinin një pozicion ballor. Ambjentet e katit të dytë, po ashtu janë të vendosura simetrikisht përqark dhe shërbejnë si ambjente ndënje, pritje dhe gjumi. Dhomat e këtij kati kanë formë drejtkëndëshi dhe marrin dritë me anë të dritareve të vendosura në brinjën më të vogël. Ambjentet sanitare ndodhen të vendosura në perimetrin e planimetrisë dhe marrin dritë drejtëpërsëdrejti nga pamjet anësore. Edhe në hyrjen tjetër ambjentet e katit të parë dhe të katit të dytë janë të vendosura në të dy anët e një salloni drejtkëndësh me sipërfaqe të vogël, i cili përpara prishjes së pjesës së banesës, që ndodhej në vendin ku sot janë disa ndërtime të pallatit të pionerëve, kryente një funksion qendror ndaj ambjenteve rreth e rrotull tij. Në këtë anë shihen gjurmë që tregojnë se ajo është pjesë e një banese tjetër prej së cilës sot ruhet një numur I vogël ambjentesh. Banesa ka dhe bodrume që ndodhen poshtë dy ambjenteve që janë përballë hyrjes së parë. Brendësia e banesës është e pasur me dekoracione. Punime të bukura dekorative e motive popullore kanë tavanet, ku si material ndërtimi është përdorur allçia dhe dërrasa e punuar. Tavani I sallonit qendror në katin e dytë është realizuar me formë shumëkëndëshi, sipas perimetrit të sallonit, me fusha të bardha allçie. Fushat e tavanit, që kanë po atë konfiguracion, konturohen me fashatura dërrase të punuar, tek të cilat kërkohet shkallëzimi I fushave dhe zvogëlimi I tyre, duke u nisur nga qendra, ku ndodhet një rozetë, drejt periferisë. Ky tavan për shkak të shkallëzimit ka një lartësi më të madhe se tavanet e ambjenteve të tjerë të banesës. Me motive të ndryshme popullore janë punuar me dru të gdhendur dhe dërrasa të punuara dollapet e murit, musandrat, dyert, sidomos ato që kanë lidhje direkt me sallonin qëndror të katit të dytë. Edhe oxhaqet dekorativë të ambjenteve janë të zbukuruar me shije artistike. Banesa në fjalë në gjendjen e sotme ka mjaft ndryshime, shtesa adaptime, që kanë ndikuar shumë në kompozimin funksionalo-arkitektonik të gjëndjes së saj fillestare, duke iu nënshtruar tre fazave të ndryshme të ndërtimit.

Të dhëna për monumentin

Klasifikimi

Arkitekturë

Pronësia

Private

Përdorimi aktual

Banesë

Përdorimi fillestar

Banesë

Vlerësimet e Vizitorëve

Nuk ka vlerësime ende

Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!

Vendndodhja

Duke ngarkuar hartën...

Udhëzime për te monumenti

Informacion i Shpejtë

Vendndodhja

Tiranë

Adresa

Rr. “Myslym Shyri” Tiranë

I

Kategoria e Mbrojtjes

E lartë

Kodi i arkivit

1807

Kthehu te Lista e Monumenteve