
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Banesat ndodhen në veri të sheshit “Avni Rustemi” dhe në lindje të Pazarit. Janë disa ndërtime të bashkëngjitura, të cilat formën planimetrike të përgjithshëe kanë formën “L”. Vilat që konturojnësheshin, faqen e tyre ballore e kanë në formë harku dhe janë dy katëshe. Objekti nr. 1 – Vila Kërçiku. Ndërtuar rreth vitit 1928 – 1930 Godina ka qenë pjesë e projektit të hartuar për sheshin dhe godinat rreth tij, projektuar nga G. Beccari dhe T. Giuliani. Zhvillim simetrik Objekti nr. 2 Ndërtimi është bërë 3 ose 4 vjet pas krijimit të Pazarit të Ri. Projekti është hartuar në vitin 1926 nga arkitektë italianë me pronësi të familjes Kërçiku. Objekti nr. 3 – sot Qendra Stephan Kjo vilëështë studiuar dhe projektuar nga ark. Ing. Hajdar Kërciku, në shtator të vitit 1942. Sipas projektit fillestar, vila ka qenë 4 katëshe me një kat podrum. Vihet re se ndërtimi i saj nuk është zbatuar si në projekt. Karaketeristikë e projektit, është përshtatja e tij me vendin ku ndodhet dhe me sheshin pranë saj. Ambjentet që ndodhen buzë rrugës, shërbejnë si ambjente shërbimi, ndërsa ato në pjesën mbrapa shërbejnë si magazina. Hyrja kryesorë ndodhet në qendër të fasadës përgjatë rrugës “H. Tahsim”. Kati i parëështë i ndarë në dy apartamente jo simetrikë me njëri-tjetrin. Njëri apartament ka dy dhoma gjumi, një dhomë dite, ambjent gatimi, banjo, depo dhe një ambjent ngrënie. Apartamenti i dytë ka vetëm një dhomë gjumi. Mbulimi i ndërtesës është i sheshtë me tarracë.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitekturë
Pronësia
Private
Përdorimi aktual
Banim dhe ambjente shërbimi
Përdorimi fillestar
Banim dhe ambjente shërbimi
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
TIRANË
Adresa
Sheshi “Avni Rustemi”
Kategoria e Mbrojtjes
E mesme
Kodi i arkivit
4044 / 106