
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Ndërtesa përcaktohet si një ndërtim tipik urban, që ndodhet pranë bllokut të vilave të rrugës së “Elbasanit”, pjesë e të ashtuquajturit “qytet – kopësht” në planin urbanistik të 1937. E projektuar nga arkitekti italian Maxukato Luario për familjen Meksi. Është një vilë dy-katëshe multifamiljare, mendohet se është projektuar për 2-3 familje. Sipërfaqja e ndërtuar është rreth 50-70% e parcelës me një sipërfaqe ndërtimi 300m2/kat. Podrumi zë një sipërfaqe sa dyherë sipërfaqja e kateve sipër, me një lartësi h=2.6m dhe me një dalje të xokolit 1.2m, ndërsa lartësia e kateve shkon në h=3.4m për secilin kat. Mbyllja e sipërme e objektit është me ccati, në të ciën dalin oxhakë të shumtë, që dëshmon për faktin se ka qenë e projektuar për një rezidencë për disa familje. Trajtimi i fasadave është i njëjtë, ajo janë të thjeshta nga ana e detajeve arkitektonike duke ndjekur frymën racionaliste që përfshin përdorimin e elementëve horizontal (linjat e ballkoneve). Ndarja fillestare funskionale ishte sipas modelit ku në katin përdhe janë grupuar ambientet e ditës , ndërsa në katet e sipërme ambientet e natës. Sot, vila vjen përgjithsisht e pandryshuar në volumetrinë e përgjithshme (një ndërtim i mëvonshëm i është ndërtuar përpara). Ndryshimet konsistojnë në ndryshime në fasadë dhe në funskion (zyra, shërbime dhe banim) pa ndryshuar planimetritë fillestare. Ndryshimi në fasadëështë pjesor (në pjesën që sot sherben si bar-restorant). Detajet arkitektonike paraqiten të pandryshuar deri në njëfarë mase, kemi shtesën e kornizave rreth dritareve në fasadë (element jo conform tipologjisë). Zëvendësim i dritareve dhe frilave të drurit me grila duralumini, ndryshimi i ngjyrës së fasadës. Vila ka 5 hyrje, dy kanë akses direct në rrugë, 2 nuk kanë akses dhe 1 në faqen perëndimore qëështë edhe aksesi kryesor.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitekturë
Pronësia
Private (bashkëpronësi)
Përdorimi aktual
Shërbime
Përdorimi fillestar
Banim
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
Tiranë
Adresa
Rr. Lekë Dukagjini, Tiranë
Kategoria e Mbrojtjes
E mesme
Kodi i arkivit
4044/21 (IMK)