
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Vila e marrë në shqyrtim është aktualisht pizzeri ERA. Bëhet fjalë për një objekt modern, ndërtuar si pjesë e planit urbanistik të “qytetit kopësht”. Vërehet funksioni primar, si ndërtesë banimi, ka ndryshuar me kalimin e kohës duke u kthyer së restorant. Në këtë objekt janë kryer rikonstruksione të ndryshme, si në fasadë edhe në planimetri. Meqënesë ndërtimi bën pjesë në të ashtuquajturin “qytet kopësht” duket se ka ngjashmëri arkitektonike si me vilat e zonës. Banesa është një objekt dy katësh, i projektuar në formë “L”. Në fasadë në variantin origjinal bazuar në projektin e skanuar, kjo vilë tregon për trajta racionaliste dhe të pastra. Ndërkohë që në ditët e sotme vjen e transformuar dhe me disa ambiente shtesë në funskion të shërbimit që zhvillohet aktualisht në të. Ky objekt nuk ruan element si dyer dritare origjinale.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitekturë
Pronësia
Private
Përdorimi aktual
Shërbime (restorant)
Përdorimi fillestar
Banim
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
Tiranë
Adresa
Rr. “Lek Dukagjini”, pranë stadiumit “Q.Stafa” (Pizzeri ERA)
Kategoria e Mbrojtjes
E mesme
Kodi i arkivit
4044/14 (IMK)