
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Vila është pjesë e zonës së projektuar sipas modelit të “qytetit kopësht”, e rrethuar nga vila të tjera që bazohen në të njëjtin logjikë planifikimi. Sipas burimeve bibliografike, arkitekt i kësaj banese është ark i mirënjohur Qemal Butka. Kjo banesë ka qenë pronë e Lame kaceros (ish Ministër i Financave). Vila e Lame Karecos zë një parcelë, një pozicion strategjik, me distancë prej 13 dhe 8 m nga rrugët. Banesa zhvillohet në katin podrum dhe në dy kate mbi tokë me një trajtim të detajuar në fasada dhe në volumetri. Fasada lindore , nga rruga kryesore, paraqet njës til lakonik, por harmonik me elementë rreptësisht të thjeshtë që kanë prapa medoemos nja funksion arkitektonik, duke braktisur dekorimet sunduese deri në dhjetëvjeëarin parardhës. Elementët si dyer, dritare apo kolona mbajtëse kanë trajtimin e tyre origjinal në kate dhe në gjithë fasadat e ndërtesës duke iu shmangur kështu tendencave për simetri, por njëkohësisht duke ruajtur jë unitet e bashkëjetesëtë natyrshme. Përballë katit përdhe zhvillohej një verandë ( e cila sot shërben si verandë për biznesin që zhvillohet në të) e zhveshur nga teprimet që i jepte volumetrisë origjinale të kësaj banese gjallëri në një jetë që tenton të plotësojë dhe të përmbushë funksionet jetësore. Hyrja kryesore është e dallueshme për shkak të një ngritjrjr të lehtë në 5 shkallë gjysmë rrethore nga njëra anë. Një trajtim i ngjashëm vazhdon edhe në derën e sipërme të njërit prej ballkoneve, që thekson ndarjen e kateve përgjatë gjithë ndërtesës me ballinën e verandës. Një verandëë dytë zhvillohet në të majtë. Fasada jugore paraqet një spostim interesant e të thjeshtë të planeve përpara e prapa duke përdorur të njëjtën gjuhë, por duke treguar dhe ecjen në fasadën paraardhëse, me anë të dritareve të zgjatura në të djathtë të fasadës. Shkallët e hyrjes vazhdojnë në mënyrë elegante me kolonën e copëzuar dhe i jep mbështetje ballkonit që ka një ballkon tjetër paralel në faqen jugore. Fasadat e objekti kanë korrespondëncë në trajtim mes tyre. Veëori është ballkoni gjysmë-rrethor, si një thyerje interesante interesante e këndeve të drejta. Fasada veriore ka thjeshtësi më të spikatur, për shkak të venddodhjes së saj. , por me dritare të një karakteri tjetër dhe element të dukshmë të podrumit. Kolonat e verandës pasohen nga një tjetër pilastër i së njëjtës natyrë, që krijon lëvizje detajesh vetëm në katin e parë. Në planimetri lexohet përpjekja për të dalë jashtëskemave të simetrive imponuese. Objekti ka pësuar transformime për shkaka të ndryshimit të destinacionit, ndërhyrje që jo gjithmonë kanë ruajtur karakteristikat, elementët dhe materialet origjinalë të ndërtesës.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitekturë
Pronësia
Private
Përdorimi aktual
Shërbime (bar – lokal – restorant)
Përdorimi fillestar
Banim
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
Tiranë
Adresa
Rr. “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë
Kategoria e Mbrojtjes
E mesme
Kodi i arkivit
4044/18 (IMK)