
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Ndërtesa është ndërtuar në fillim të viteve 30’ me dalje të drejtpërdrejtë në blv. “Zogu I”. Është një ndërtesë 2 kate, ku për pozicionin që ka mendohet se kati përdhe ka funksionuar si shërbime që në fillim, ndërsa në katin e parë zhvillohej banesa. Një ndërtesë me formë të rregullt gjeometrike, me fasade të thjeshta ku dallohen kornizat me frymëzim nga elementët orientale) të dritareve në katin e parë. Kati përdhe ka pësuar ndryshim në trajtimin e fasadës kryesore, është e veshur me mermer duke i dhënë karakter tjetër. Dritaret dhe dyert janë zëvendësuar me dritare dhe dyer duralumini.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitekturë
Pronësia
Private
Përdorimi aktual
Shërbime (biznes)
Përdorimi fillestar
Banim
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
Tiranë
Adresa
Bvl. “ZOGU I”, Tiranë
Kategoria e Mbrojtjes
E mesme
Kodi i arkivit
4044/79 (IMK)