
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Kjo vilë është e ndërtuar me tulla, ku vëmendje i është kushtuar përzgjedhjes së tullave si dhe kujdes në ndërtimin e saj, pasi ajo nuk është e suvatuar. Gjëja e parë që të bie në sy është e vilës, e cila është madhështore. Duke filluar që nga shkallët të punuara me mermer dhe parmakët që kanë forma të buta organike, të cilat duket sikur përqafojnë oborrin dhe bëjnë mbylljen ideale të shkallëve. Harku I madh krijon një sfond për shkallët dhe është ndërtuar me tulla të vendosur këlliç. Me mbarimin e shkallëve krijohet një tip verande për vilën, e cila në qendër ka një dritare dy kanatëshe dhe ka dy dyer në dy cepat e saj. Në katin e parë mbi harkun e hyrjes ka një ballkon, I cili është i mbyllur nga anët dhe vetëm në mes është stilizuar me një parmak të dekoruar me elementë që përsëriten.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitekturë
Pronësia
Private
Përdorimi aktual
Banesë
Përdorimi fillestar
Banesë
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
Tirane
Adresa
Rrethi Tiranë, Qyteti Tiranë, Rr.“Qemal Stafa”, (8370, TR;N-13, 7/240)
Kategoria e Mbrojtjes
E mesme