
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Banesa është pjesë e një kompleksi vilash një familjare të ndërtuara në vitet ’30 që ruajnë arkitekturën racionaliste dhe urbanistikën e kohës. Vila është vendosur në një distancë të konsiderueshme nga dera kryesore, duke mundësuar hapësirë të lirë para dhe pas objektit. Gjithashtu, distanca e trotuarit nga dera e vilës, mundëson hapësirë për mbjelljen e pemëve. Detaj i vecantë është ballkoni në formë gjysmë harku me hekur të rrahur të stilit Art-Deco, element dekorativ i njëjtë me të derës së jashtme. Dritaret janë të rrethuara me një kornizë dhe bazamak të dalë pak më shumë se korniza. Catia është 4 ujëse, ku del konsola me elemente mbajtës të zbukuruar.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitekturë
Pronësia
Private
Përdorimi aktual
Banesë
Përdorimi fillestar
Banesë
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
Tirane
Adresa
Rrethi Tiranë, Qyteti Tiranë, Rr. «Jul Variboba », (8160, TR;Q-12, 2/26)
Kategoria e Mbrojtjes
E mesme