
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Banesa është pjesë e një kompleksi vilash një familjare të ndërtuara në vitet ’30 që ruajnë arkitekturën racionaliste dhe urbanistikën e kohës. Ka komunikim me rrugën kryesore dhe dytësore në të dy anët e saj. Në brendësi të saj, vila rrethohet nga një sipërfaqe e madhe e oborrit të brendshëm, e cila mbulohet me gjelbërim të lartë e të dendur. Një tjetër element i rëndësishëm është muri rrethues. Ai është 50-60 cm i lartë. Xokolatura përfundon me tulla të vendosura në formë të rregullt, që ndjekin gjithë murin e vazhduar. Mbi të ngrihen disa kolona , që kanë pothuajse të njëjtën lartësi, të cilat përfundojnë me tullën e kuqe të vendosur horizontal. Kombinimi i tullës së kuqe me gurin është përdorur edhe në fasadën e vilës.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitekturë
Pronësia
Private
Përdorimi aktual
Banesë
Përdorimi fillestar
Banesë
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
Tirane
Adresa
Rrethi Tiranë, Qyteti Tiranë, Rr. «Jul Variboba », (8160, TR;Q-12, 2/29)
Kategoria e Mbrojtjes
E mesme