
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Objekti përballet me faqen më të madhe nga rruga kryesore. Ai është dy katësh dhe është me çati. Fasada kryesore është simetrike dhe i përket arkitekturës neoklasike. Çarjet e qëndrës janë me gjerësi më të madhe dhe me hark. Në katin përdhe evidentojnë hyrjen ndërsa në katin e parë është gjithashtu edhe një ballkon me parapet metalik të dekoruar. Dritaret e skajeve janë dy kanatëshe me korniza të dekoruara që shkojnë deri në gjysmën e lartësisë së tyre. Elementët e arkitekturës neoklasike vihen re dukshëm edhe në përdorimin e frizës horizontale në ndarjen e dy kateve poashtu edhe në përdorimin e pilastrave te dekoruara me fuga horizontale në pjesët e këndeve të objektit.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitekturë
Pronësia
Private
Përdorimi aktual
I pa banuar
Përdorimi fillestar
Banim
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
Tiranë
Adresa
Rrethi Tiranë, Qyteti Tiranë, Lgj.10, Rruga, “Shyqyri Bërxolli” (8380,TR;P-10, 6/174
Kategoria e Mbrojtjes
E mesme