
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Ky objekt monument kulture ka 2 faza: faza e parëështë vila e ndërtuar pas Luftës së II-të Botërore, dhe pjesa e dytëështë vila qeveritare rezidenciake. E ndërtuar në një zonë të populluar me vila rezidenciale dhe kryesisht persona me pozitë. Objekti është ndërtuar para Luftës së II-të Botërore. Fillimisht ka qenë vila e një inxhinieri italian (Berlotti) dhe është ndër të paktat vila të ruajtura, përsa i përket elementëve arkitektonikë. Është një vilë tre-katëshe me podrum. Hyrjes për në vilë i paraprin një shkallë mermeri që shërben si verandë. Portiku formohet nga disa kolona, që vazhdojnë deri nëëati. Xokoloatura ëshë me pllaka dhe gurë. Ngjitur me këtë ndërtesë, në vitin 1974 u realizua rezidenca e re qeveritare me një projekt të ark. Kolanecit, e cila shërbeu deri deri në vitet ’90 si rezidencë qeveritare, pastaj u përdor si Hotel për grupet diplomatike dhe sot vizitohet si pjesë e trashëgimisë kulturore/arkitektonike të qytetit të Tiranës. E karakterizuar nga një arkitekturë me racionaliste ku janë trajtuar me mjeshtëri dhe kujdes të madh të gjithë elementët arkitektonikë të brendshëm dhe të jashtëm.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitekturë
Pronësia
Shtet / Privat
Përdorimi aktual
Rezidencë qeveritare
Përdorimi fillestar
Banim
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
Tiranë
Adresa
Rr. “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë
Kategoria e Mbrojtjes
E mesme
Kodi i arkivit
4044/19 (IMK)