
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Kjo ndërtesë ka qenë pjesë e një plani të madh për krijimin e një ansambli arkitekturor në këtë zonë të Tiranës. E projektuar nga arkitekt italian, gjë që dallohet në mënyrën e ndarjes së ambienteve të brendshme. Kati përdhe shërbente për ambientet e ditës, ndërsa kati i sipërm për ambientet e natës. Ka një lidhje tejet fluide në interier ku korridori dhe hyrja kryesore bëjnë shpërndarjen për në ambientet e ndërtesës. Ndërtesa është 2 kate me podrum (ku magazinohej druri dhe lavanderi). E rrethuar nga të katërt anët me oborr, kjo vilë ka një konceptim jo hermetik duke krijuar një lidhje fluide mes objektit në vetvete dhe oborrit përreth saj. Ka fasada me trajtim të thjeshtë, ku dallohen hapje relativisht të mëdha dhe me 1 ballkon në fasadën kryesore. Janë kombinuar në harmoni të plotë hapjet në formë drejtkëndore me ato në formë rrethore (që i japing një karakter tipik të arkitekturës italiane të asaj periudhe të aplikuar në Tiranë).
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitekturë
Pronësia
Private
Përdorimi aktual
Shërbime (zyra)
Përdorimi fillestar
Banim
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
Tiranë
Adresa
Rr. “Ibrahim Rugova”, Tiranë
Kategoria e Mbrojtjes
E mesme
Kodi i arkivit
4044/31 (IMK)