
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore




Përshkrimi
Banesa ku ka jetuar familja e Nënë Terezës ndodhet në rrugën e Kavajës, mbrapa Kishës Orthodokse. Përsa i përket teknikës së ndërtimit, banesa mendohet të jetë një ndërtim i gjysmës së parë të shekullit XX. Teknikë e thjeshtë ndërtimi me beton të armuar dhe mbuluar me ccati me tjegulla. Arkitektonikisht nuk paraqet ndonjë vlerë të veccantë, por ruhet për vlerat e saj historike. Ndërtesa është dy kate + podrum mbuluar me ccati me tjegulla dhe rrethuar nga lindje, jug, perëndim me oborr. Fasada ka ndryshuar me kalimin e viteve. Në to vërehen gjurmë të dritareve dhe dyerve ekzistuese të cilat janë mbyllur në një fazë të mëvonshme. Gjithashtu ballkoni shtesë tregon qartë se janë bërë ndryshime të dukshme në arkitekturën origjinale të ndërtesës. Nga shenjat e shkallëve brenda ndërtesës del në pah se shkallët aktuale të jashtme janë një shtesë e mëvonshme. Në pjesën perëndimore të ndërtesës ka shtim të ambienteve sanitare me soletë një kat. Shohim ndryshime dhe në interier. Oxhakët e mbyllur. Shumë dritare dhe dyer janë zëvendësuar në formë dhe material (duralumin), por kemi dhe dritare origjinae në katin e dytë të banimit në anën perëndimore. Pra banesa ka disa faza ndërtimi dhe transformime. Podrumi është i ulët dhe jo lehtësisht i shfrytëzueshëm. Lartësia varion nga 1.3 në 1.8 m dhe shërben si magazinë e familjes. Fakti që banesa ka qenë gjithmonë e shfrytëzuar (prej disa vjetësh ajo funksionon si kopësht për fëmijët), ka bërë që banesa të ketë qenë vazhdimisht e mirëmbajtur. Aktualisht nuk shfaq probleme konstruktive dhe rifiniturë.
Të dhëna për monumentin
Klasifikimi
Arkitekturë
Pronësia
Private
Përdorimi aktual
Qendër Sociale
Përdorimi fillestar
Banesë
Vlerësimet e Vizitorëve
Nuk ka vlerësime ende
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Vendndodhja
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Informacion i Shpejtë
Vendndodhja
TIRANË
Adresa
Rruga e Kavajës
Kategoria e Mbrojtjes
E mesme
Kodi i arkivit
4078