
DRTK Tirane - Trashegimia Kulturore





Është banesë me zhvillim përpendikular dhe me një numër minimal ambientesh. Në katin përdhe, nëpërmjet një dere me qemer futesh në katua, në të cilin gjejmë dhe shkallët që të çojnë në katin e sipërm ku zhvillohet dhe jeta familjare. Shkallët nuk dalin drejtëpërdrejtë në dhomë, por të lidhin me dhomën nëpërmjet musandrës. Në dhomën e ndenjjes gjejmë gjithë inventarin karakteristik të banesës krutane, oxhakun me motive floreale, tavanin e kurbëzuar, dollapët e murit të dekoruar, si dhe erkerin-vendin më të preferuar për ndenjje. Duke shfrytëzuar dhe pjerrësinë e terrenit në pjesën e prapme të banesës, janë bashkëngjitur (nën të njëjtën pjerrësi çatie) një sërë mjedisesh të vogla për gatim, depo ambjenti sanitar etj, gjë që e bën më funksionale banesën. Duket se banesa i përket fundit të shekullit të XIX-të. Në të janë kryer punime restaurimi.
Klasifikimi
Arkitekture
Pronësia
Private
Përdorimi aktual
E pabanuar
Përdorimi fillestar
Banese
Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!
Duke ngarkuar hartën...
Udhëzime për te monumenti
Vendndodhja
KRUJË
Kategoria e Mbrojtjes
E lartë