Kalo te permbajtja kryesore
📅 14 Korrik — Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Ruajtjen e Trashëgimisë 🏛️ (aktivitete sensibilizuese)🧹 17 Shtator — Dita Botërore e Pastrimit (World Cleanup Day) ✨ e përshtatshme për aksione në monumente🇪🇺 20–21 Shtator 2026 — Ditët Evropiane të Trashëgimisë 🏰 (data ndryshon çdo vit) · Këshilli i Evropës & Komisioni Evropian✈️ 27 Shtator — Dita Botërore e Turizmit 🌍 · UN Tourism🏙️ 31 Tetor — Dita Botërore e Qyteteve 🕌 (trashëgimia urbane) · OKB🤝 16 Nëntor — Dita Ndërkombëtare e Tolerancës 💛 (lidhet me dialogun kulturor) · UNESCO🌍 16 Nëntor — Vjetori i Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore 🏛️ (1972) · UNESCO📅 14 Korrik — Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Ruajtjen e Trashëgimisë 🏛️ (aktivitete sensibilizuese)🧹 17 Shtator — Dita Botërore e Pastrimit (World Cleanup Day) ✨ e përshtatshme për aksione në monumente🇪🇺 20–21 Shtator 2026 — Ditët Evropiane të Trashëgimisë 🏰 (data ndryshon çdo vit) · Këshilli i Evropës & Komisioni Evropian✈️ 27 Shtator — Dita Botërore e Turizmit 🌍 · UN Tourism🏙️ 31 Tetor — Dita Botërore e Qyteteve 🕌 (trashëgimia urbane) · OKB🤝 16 Nëntor — Dita Ndërkombëtare e Tolerancës 💛 (lidhet me dialogun kulturor) · UNESCO🌍 16 Nëntor — Vjetori i Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore 🏛️ (1972) · UNESCO
Kthehu te lista
Kategoria IEkzistues

BANESA E SULEJMAN METËS (BAJRAM UKËS) - PRONË SHTETERORE

BRRAR –DAJT, Tiranë
Datim
XVIII-XIX
Tipologjia
Banesë Fshatare
Qarku
Tiranë
Shpërndaj:
BANESA E SULEJMAN METËS (BAJRAM UKËS) - PRONË SHTETERORE
1 / 4
BANESA E SULEJMAN METËS (BAJRAM UKËS) - PRONË SHTETERORE - Foto 1
BANESA E SULEJMAN METËS (BAJRAM UKËS) - PRONË SHTETERORE - Foto 2
BANESA E SULEJMAN METËS (BAJRAM UKËS) - PRONË SHTETERORE - Foto 3

Përshkrimi

Banesa është pozicionuar në krye të fshatit dhe në afërsi të tij ka pak ndërtime të tjera. Terreni paksa i thyer ka ndikuar në përftimin e një siluete dinamike të çative dhe të volumeve që e përbëjnë. Kjo është pasqyruar edhe në realizimin e murit rrethues i cili duke ecur në përshtatje me terrenin e kufizon kompleksin nga rrugët e fshatit. Për të favorizuar intimitetin e jetës së brendshme në kompleks lartësia e muri rrethues është bërë e tillë që pengon shikimin e kalimtarëve nga jashtë. Për tu mbrojtur nga lagështia muri rrethues ishte mbuluar me cati dyujëshe me tjegulla të lugëta. Nga zgjidhja e përgjithshme planimetrike duket qartë se tre ndërtesa janë kryesoret (Tab I): shtëpia e zjarrit (1), kulla e epër (2), dhe kulla e vjetër (3). Oborri (a) që ndodhet në qendër është më i vjetri dhe njëherazi më i rëndësishmi. Ai kryen funksione të mirëfillta ndërlidhese me ndërtesat kryesore që e rrethojnë në të tri anët. Në anën e katërt është hyrja kryesore për në kompleks (6). Porta është dy kanatëshe. Hapësira e dritës mbulohet nga jashtë me një hark guri gjysëm rrethor ndërsa nga brenda me binarë druri të vendosur horizontalisht. Oborri (a) është shtruar me kalldrëm guri e ka shkallëzime të vogla në përshtatje me një farë pjerrësie të terrenit. Në pjesën fundore ka një kunetë që shërben për largimin e ujërave. Ajo vazhdon në drejtim të oborrit të djathtë (b) duke kaluar në hapësirën ndërmjet shtëpisë së zjarrit (1) dhe kullës së vjetër (3). Edhe në oborrin (b) hyet nëpërmjet një porte dykanateshe. Me gjithë trajtimin e kujdesshëm çdo gjë dëshmon qartë se kjo është ndërtuar më vonë se porta e parë. Këtej (7) zakonisht futeshin bagëtia qe mbahej pjesërisht në oborr, prandaj dhe këtë oborr shpesh në mënyrë spontane e quajnë vathë. Në këtë oborr djathtas portës ndodhet kosheri i misrit (10) një ndërtim i realizuar me skelet binarësh veshur me dërrasa. Ai ngrihet mbi një bazament mur guri kurorëzohet me çati dy flegërshe dhe mbulohet me tjegulla të lugëta. Hapësira në të majtë të portës e sistemuar me një mur mbajtës të punuar jo me shumë kujdes ka shërbyer për mbajtjen e bletëve.Oborri (b) është shtruar me kalldrëm guri me një farë pjerrësie në dy plane për grumbullimin dhe largimin e ujërave jashtë mureve rrethuese në drejtimin nga bie terreni. Nëpër një palë shkallë guri ngjitesh në çardakun që ndërlidh ndërtesën (3) me shtëpinë e zjarrit (1). Jo shumë larg portës së hyrjes (7) ekzistojnë gjurmët e një mulliri vaji që i ka përkitur kësaj familje. Nga ky i fundit kanë ngelur fragmente themelesh dhe një gur mulliri. Nga oborri i tretë (c) në të djathtë të kompleksit në ditët tona kanë ngelur vetëm gjurmët e tij. Nga zgjidhjet planimetrike vëmë re se shtëpia e zjarrit është përdhese ndërsa kulla e epër dhe kulla e vjetër janë me dy kate ku kati i sipërm shfrytëzohej për banim dhe kati përdhes kryesisht për strehimin e bagëtisë. Shtëpia e zjarrit është një ndërtim përdhes i vendosur normal me vijat e terrenit. Përpara ka një hajat dhe në pjesën qëndrore është lënë dera e hyrjes. Brenda hapësirës së hajatit në të majtë të derës është ndërtuar një aneks. Ky lokal i vogël kryente funksionin e furrës së bukës. Brenda hapësirës së hajatit por majtas derës ndodhet një hambar drithi që shërbente për depozitimin e grurit dhe të tagjisë. Pranë tij ndodhet dhe një tinar i përdorur për nevoja të ndryshme të familjes. Hajati lidhet me shtëpinë e zjarrit me një derë të punuar me kujdes. Brenda në ambjent të tëheq vëmendjen volumi i mbyllur, mungesa e tavanit dhe trualli i dyshemesë prej dheu të ngjeshur. Ndriçimi natyral ishte i pakët dhe kryesisht sigurohet nga dera e hyrjes dhe nga një baxhë në çati që ishte vendosur në një mënyrë të tillë që drita të binte drejt e mbi vatër. Me anë të një binari të gjatë komandohej hapja dhe mbyllja e një kapaku dërrase me të cilin ishte pajisur baxha. Vatra elementi më i rëndesishëm i këtij ambienti është vendosur majtas hyrjes në afërsi të murit tërthor. Gropa e zjarrit është e rrethuar me rasa guri mbi të cilat qëndrojnë podiume dërrase paksa të ngritura nga toka, të cilat së bashku me hasrat (rrogoza) apo shkambat e drunjtë shërbejnë për ndenjien e njerëzve rreth vatrës. Mbi vatër në trarët e çatisë varej komostra e cila formohej në pjesën e poshtme nga një zinxhir i hollë metalik dhe në të sipërmen nga një kërrabë druri. Në vatër nuk mungon as demiroxhaku. Shkëputja e vatrës nga muri tërthor bëhet nëpërmjet një softe e cila shkon gjatë gjithë faqes së murit. I ndërtuar me qëllime konstruktive si “kundërpeshë” për murin tërthor që është pjesërisht në dhe ky element plotëson edhe funksione të tjera. Sipërfaqja e sipërme e softës, tri kamare në zonën e vatrës dhe dy gurë të dalë në formë konsoli mbi të cilët vihej kandili për ndriçim, përkrahin mendimin e mësipërm. Në faqen përballë hyrjes ndodhen rradhazi njëri mbi tjetrin pesë sergjena. Elementët që ndodhen në të djathtë të hyrjes së pari të tërheq vëmendjen mafili i cili shtrihet gati në 2/3 e faqes së murit në lartësinë 2m nga dyshemeja e ambientit dhe me gjerësi reth 1.5m. ngjitja në mafil bëhej me një palë shkallë portative prej druri. Ky ballkon i brendshëm që më shumë të le përshtypjen e një shtrati të ngritur dukshëm nga toka ka shërbyer si vend depozite. Në hapësirën nën mafil është vendosur magja e bukës dhe majtas saj është këndi për larjen e enëve. Dera në të djathtë të mafilit me përmasat dhe vendin e saj flet qartë për përdorim me karakter shërbimi. Me anë të një shkalle të vogël prej druri nga kjo derë kalohet nëpërmjet çardakut në ambiente të tjera e në rradhë të parë në odën e miqve. Në një kënd të çardakut majtas derës së shërbimit viheshin në një podium të ngritur enët e mëdha të ujit dhe në krah të tyre qëndronte i varur kafazi prej druri për mbajtjen e qumështit. Tabloja e shtëpisë së zjarrit plotësohet nga dy dollape muri me një numër kamaresh të hapura me përmasa e pozicione të ndryshme që ndodhen në faqet e brenshme të mureve të saj. Në dy faqet ka një numër bishtash druri të vendosur në mënyrë ndrruese në dy rradhë me dalje rreth 25cm nga plani i murit. Lartësia e vendosjes së tyre nga toka shkon rreth 1.9m. Kulla e epër është një ndërtim dy katësh me nga dy ambiente në cdo kat. E vendosur në pjesën më të ngritur të kompleksit pamjen kryesore e bën mjaft transparente prania e hajatit dhe e cardakut, struktura mbajtëse e të cilave është punuar mjaft me kujdes. Në katin e sipërm ngjitesh me shkallë guri të cilat përfundojnë në një sheshpushim në pjesën qëndrore të cardakut. Cardaku me përmasa të dukshme zë një sipërfaqe sa 2/3 e sipërfaqes së ambienteve të banimit. Dy faqet anësore të tij janë mbyllur me muraturë guri (njëra vetëm pjesërisht) në formën e anteve. Në dy këndet e cardakut kanë qenë dy lase (banjo allaturka). Cardaku shërbente për ndenje në periudhën e ngrohtë, për tharje e depozitim prodhimesh bujqësore dhe për mbajtjen e vegjes.Të dy ambientet e banimit janë përdorur për fjetje dhe kanë të njëjtin formulim të brendshëm. Faqet e mureve të tyre thyen vetëm nga niqa e oxhakut që shkon gjatë gjithë lartësisë dhe nga dollape të hapura në formë kamareje. Bishta të pakët druri të ngulur në mure shërbejnë për varje sendesh të ndryshme. Dyshemeja ka qënë dërrase ndërsa tavani mungonte. Mobilimi e pajisja kanë qënë shumë të thjeshta dhe fjetja bëhej drejt e në dysheme. Teshat personale mbaheshin në një ose dy arka, ndërsa mbi to sistemoheshin gjatë ditës shtresat e mbulesat për fjetje. Këtij repertori i shtohej dhe djepi. Në katin përdhes gjatë gjithë ballit, shtrihet hajati. Ai shfrytëzohet për mbajtjen e druve të zjarrit dhe për vendosjen ose varjen në mur të veglave bujqësore. Një numër kamaresh në hajat si dhe në ambientet e tjera ku strehoeshin bagëtia shërbenin si fole për pulat. Në dy ambientet përdhese strehoej bagëtia. Nëpërmjet burgut të krahut të majtë nëpër një derë dhe disa këmbë shkallë hyej në një nga ambientet e kullës së vjetër të banimit. Një derë tjetër e mbyllur vonë të nxirrte mbrapa kullës së epër.

Të dhëna për monumentin

Klasifikimi

Arkiteturë

Pronësia

private

Përdorimi aktual

Shtëpi Banimi

Përdorimi fillestar

Shtëpi Banimi

Vlerësimet e Vizitorëve

Nuk ka vlerësime ende

Bëhu i pari që lë një vlerësim për këtë monument!

Vendndodhja

Duke ngarkuar hartën...

Udhëzime për te monumenti

Informacion i Shpejtë

Vendndodhja

Tiranë, Dajt, Brrar

Adresa

BRRAR –DAJT

I

Kategoria e Mbrojtjes

E lartë

Kodi i arkivit

2497

Kthehu te Lista e Monumenteve